KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Gjenerali Jackson ka hyrë në historinë moderne të Kosovës
Politikë

Kryeministri Kurti: Gjenerali Jackson ka hyrë në historinë moderne të Kosovës

Kosova News
Kosova News 12:55 -16/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjenerali i NATO-s, Mike Jackson, ka hyrë përgjithmonë në historinë moderne të Kosovës, duke u shprehur se populli dhe shteti i Kosovës do t’i përkujtojnë miqtë dhe përkrahësit “në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit”.

Duke shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, Kurti është shprehur se gjenerali ia kishte përkushtuar jetën ushtrisë, duke thënë se shëndeti s’e ka të vinte në Kosovë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Shëndeti nuk e la të vinte në Kosovë dhe të na bashkohej në shënimet e 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë, por Gjeneral Michael Jackson ka hyrë përgjithmonë në historinë moderne të Kosovës. Në moshën 80 vjeçare, të martën e 15 tetorit 2024, gjenerali britanik Mike Jackson, vdiq i sëmurë nga kanceri në prostatë. Mike Jackson ishte njeriu që në emër të trupave të NATO-s e nënshkroi Marrëveshjen Teknike Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë duke shënuar kapitullimin e Ushtrisë së Jugosllavisë dhe Policisë së Serbisë. Gjeneral Jackson ishte komandanti i parë i trupave ushtarake të misionit të KFOR-it, duke qenë kështu në krye të fazës finale të çlirimit të Kosovës, në qershor të vitit 1999. Jeta dhe karriera e Mike Jacksonit, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vet ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht ‘Ushtar’. Populli dhe shteti i Kosovës, i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre, në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit”, ka deklaruar ai.

Gjeneralin Jackson e ka kujtuar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ai ishte lider pragmatik, ushtarak dhe mik i madh i Kosovës.

“Për mua ka qenë një nder i veçantë që të bashkëpunoj me të gjatë procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës, dhe nga ky bashkëpunim lindi një miqësi e sinqertë. Kontributi i tij për Kosovën është i pazëvendësueshëm dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë, me mirënjohje të përhershme”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Kosova News 16/10/2024 16/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?