KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci takon anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës
Arsim

Ministrja Nagavci takon anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

KosovaNewss
KosovaNewss 20:04 -15/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me zëvendësministrin, Arsim Ademi dhe zyrtarë të MAShTI, takuan sot anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, të kryesuar nga kryetarja, Prof.Dr. Muzafere Limani.

Në këtë takim u diskutua për synimet e KKSh-së dhe zbatimin e Planit Kombëtar të Shkencës 2023-2028, si një dokument strategjik i cili ofron vizionin për zhvillimin e sektorit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë.

Ministrja Nagavci ka falënderuar anëtarët e KKSh për punën dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, si një sektor tepër i rëndësishëm për vendin dhe i përgëzoi për planin ambicioz, i cili është paraparë që të realizohet brenda një periudhe pesë vjeçare.

Ministrja Nagavci foli edhe për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për KKSh, për çka tha se MAShTI është i gatshëm gjithmonë të bashkëpunojë sikurse deri sot për zhvillimin e sektorit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë.

Kryetarja e KKSh-së, Muzafere Limani e falënderoi ministren për prezencën e saj në takimin e Këshillit dhe gatishmërinë e saj për të diskutuar për zbatimin e Planit Kombëtar të Shkencës dhe për të ofruar mbështetjen e saj në këtë proces.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

KosovaNewss 15/10/2024 15/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
08:44 -14/05/2025
Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?