KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Sveçla: Çdo kërcënim të Serbisë do ta përballojmë me aleatët tanë
Politikë

​Sveçla: Çdo kërcënim të Serbisë do ta përballojmë me aleatët tanë

Kosova News
Kosova News 19:25 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka akuzuar Serbinë për zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se Kosova çdo lloj kërcënimi nga Beogradi zyrtar do ta përballojë me aleatët e saj ndërkombëtarë.

Sveçla në një intervistë për RTSH-24, pasi konfirmoi se nuk ka më barrikada në veri të Kosovës, u shpreh se për situatën e krijuar përgjegjësia rëndon mbi Serbinë.

Sipas tij, shumica e zyrtarëve të lartë serbë kanë qenë zyrtarë të lartë edhe në kohën kur Serbia ishte në Kosovë.

“Ushqejnë lidhjet me Rusinë. Kuptohet dhe Serbia dhe politika e saj në rajon varet nga Rusia. Serbia vijon të ketë raporte ekonomike, politike dhe ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë. Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum situatën e krijuar. Influenca në Serbi e Rusisë është shumë e madhe“, theksoi Sveçla.

Sveçla tha se Kosova është e sigurt ndaj çdo lloj inkursioni të Serbisë në rajon.

“Pozicioni i Kosovës është i qartë. Jemi shtet i pavarur dhe sovran. Njihemi nga shumica e shteteve demokratike. Kemi një zhvillim të kënaqshëm, përkundër zhvillimeve ndërkombëtare. Çfarëdo lloj kërcënimi që të na vijë, ne do ta përballojmë me aleatët tanë. Kemi bashkëpunim me NATO-n. Kemi trupat e KFOR-it. Kosova është e sigurt ndaj çdo inkursioni serb. Jemi të kujdesshëm, por jo të frikësuar. Po punojmë në planin politik të afirmojmë Kosovën dhe të forcojmë lidhjet me miqtë tanë”, theksoi ai.

Sveçla u shpreh ndër të tjera se është i bindur se Serbia tenton të keqpërdorë shtetasit e Kosovës nga komuniteti serb.

“Nuk ka guxim dhe kapacitete për të sulmuar Kosovën. Ka pozicionim legal të NATO-s dhe KFOR-it për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Ka vetëm rikonfimim të NATO-s që Serbia nuk tolerohet”, theksoi Sveçla./Rtsh

Gjithashtu lexoni:

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Aliu godet ish-qeverisjen e PDK-së në Shtime: Ish-kryetari dhe djali i mixhës shpronësuan tokën publike për të ndërtuar kompleks banesor privat

Gjendje alarmante me zjarret në Kosovë, Agjencia e Emergjencave: Situatë e rënduar ndjeshëm si pasojë e erërave të forta

Kosova News 02/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Dy ekipe do të ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit
22:23 -07/07/2025
“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza
22:20 -07/07/2025
Porsche thotë se Taycan është vetura më e mirë elektrike në botë
22:17 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?