KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Kosova e përkushtuar ndaj tranzicionit të gjelbër
Politikë

Kryeministri Kurti: Kosova e përkushtuar ndaj tranzicionit të gjelbër

Kosova News
Kosova News 15:59 -14/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në sesionin e dytë të samitit të ‘Procesit të Berlinit’ rreth Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Energjinë dhe Lidhshmërinë, ka adresuar një varg çështjesh lidhur me klimën në nivel global, por edhe për energjinë e ripërtërishme.

Ai tha se vendi ynë është i përkushtuar në tranzicionin e gjelbër, ndonëse vendi ynë nuk është palë në Marrëveshjen e Parisit. 

“Pavarësisht përpjekjeve tona, vazhdojmë të jemi të përjashtuar nga mekanizma kyçe dhe shumëpalëshe për financimin klimatik. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj synimeve tona për zbutur rreziqet, por kemi nevojë për qasje në financimet klimatike botërore për të mbështetur tranzicionin tonë”, tha Kurti.

Ja adresimi i plotë i kryeministrit Kurti:

1. Jemi duke hyrë në një fazë kritike dhe të paparashikueshme të krizës klimatike në nivel global. Vetëm këtë vit, Kosova ka shënuar verën më të nxehtë ndonjëherë, me një rritje në thatësira dhe mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Jemi të përkushtuar ndaj politikave që sigurojnë tranzicion të drejtë kah një e ardhme e qëndrueshme.

2. Strategjia jonë gjithëpërfshirëse e energjisë nënvizon qëllimin tonë që të bëhemi neutral ndaj karbonit (Carbon Neutral) deri në vitin 2050. Ky zotim mbështetet nga ligjet tona të reja mbi Ndryshimet Klimatike dhe Burimet e Energjisë së Ripërtërishme, të cilat ofrojnë bazat për një politikë afatgjatë klimatike. Vitin e kaluar, kemi lansuar një pako investive të burimeve të ripërtërishme prej 950 MË, duke përfshirë projekte konkurruese për kapacitete gjenerimi të energjisë dhe të ruajtjes së saj. Projekte të ardhshme, si ai i parkut të erës me kapacitet 150MË dhe parkut diellor me kapacitet 100MË, nënvizojnë përpjekjet tona për të diversifikuar burimet e energjisë dhe reduktuar emetimet.

3. Ndonëse kemi rezervat e pesta më të mëdha në botë të linjitit, kemi vendosur një objektiv të qartë për të reduktuar emetimet tona të gazrave serrë prej 36% deri në vitin 2030 dhe për t’i mbajtur rezervat nëntokë. Mbetemi të përkushtuar ndaj tranzicionit të gjelbër, edhe pse nuk jemi palë në Marrëveshjen e Parisit. Ndryshimi klimatik po na ndikon tashmë edhe ne dhe nevoja për mbështetje është urgjente. Sipas Bankës Botërore, përpjekjet tona për qëndrueshmëri klimatike kërkojnë investime në vlerën prej 2.8 miliardë euro, kryesisht për infrastruktura të adaptimit për të lehtësuar rreziqe si përmbytjet, thatësirat dhe mungesën e ujit. Vetëm vitin e kaluar, dëmet e lidhura me klimën kanë arritur në vlerën prej 28.9 milionë euro, duke ndikuar te 21,500 njerëz.

4. Pavarësisht përpjekjeve tona, vazhdojmë të jemi të përjashtuar nga mekanizma kyçe dhe shumëpalëshe për financimin klimatik. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj synimeve tona për zbutur rreziqet, por kemi nevojë për qasje në financimet klimatike botërore për të mbështetur tranzicionin tonë.

5. Investimet substanciale janë të domosdoshme për tranzicionin e energjisë, menaxhimin e mbeturinave dhe dekarbonizimin e transportit, të cilat do të kërkojnë përafërsisht 6 miliardë euro.

6. Digjitalizimi mundëson tranzicionin e gjelbër dhe jemi vendi me digjitalizimin më të shpejtë në rajonin tonë. Mbi 70% e kompanive të sektorit të teknologjisë eksportojnë shërbimet e veta dhe kemi 100% qasje në rrjet me brez të gjerë.

7. 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Kjo nuk shërben pozitivisht as për marrëdhënie fqinjësore, as për adaptimin klimatik.

Përkushtimi ynë ndaj rritjes së qëndrueshme dhe qëndrueshmërisë klimatike është i qartë. Megjithatë, qasja në financimin klimatik është vendimtare për arritjen e këtyre synimeve ambicioze. Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor duhet të na ndihmojë për të ecur drejt një tranzicioni të drejtë.

Gjithashtu lexoni:

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Kosova News 14/10/2024 14/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
13:52 -16/06/2026
IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren
13:50 -16/06/2026
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
13:27 -16/06/2026
Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar
13:24 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?