KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti, diasporës në Mynih: Çdo përparim që e shihni në Kosovë në çdo element e ka edhe meritën tuaj
Politikë

Kryeministri Kurti, diasporës në Mynih: Çdo përparim që e shihni në Kosovë në çdo element e ka edhe meritën tuaj

Kosova News
Kosova News 21:10 -12/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë.

Në këtë takim ku është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, rolin e mërgatës, i cili vlerësohet lart nga qeveria dhe populli ynë, kryeministri Kurti theksoi se jemi krenar për lidhjet e forta që ekzistojnë me diasporën tonë.

Ai shtoi se jemi gjithashtu krenar me rolin e Gjermanisë dhe përjetësisht falënderues, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Gjermania e ka luajtur në çlirimin e Kosovës.

Duke folur për mërgatën dhe rolin e saj, kryeministri tha se ajo është një faktor i cili jo vetëm ka ndihmuar Kosovën sidomos gjatë viteve të 90-ta, në luftë, para luftës e pas luftës, por pa të cilën çlirimi dhe zhvillimi i mëtejmë nuk do të ishte i mundur.

Duke vërë në pah se çdo përparim në Kosovë në çdo element e ka edhe meritën e diasporës, kryeministri Kurti tha se nëse para tri dekadave ju kemi ftuar që të kontribuoni duke sakrifikuar, tash ju ftojmë që të fitoni duke investuar.

“Brezi i të rinjve e të rejave që po edukohet këtu duhet ta shohë se ka dy mundësi për të jetuar e krijuar. Ky brez mund të jetë ai që fiton dijen gjermane në atdheun e vet dhe e fton dijen gjermane në atdheun e vet. Ne, me institucionet, ju kthejmë disi juve borxhin, dhe ju i tregoni shoqërisë e shtetit gjerman një vend të ri prodhimi, që prodhon edhe të mira edhe dije. Ne jemi për një Republikë të fuqishme dhe për një shoqëri të hapur. Si të tillë ne mund ta rrisim e ngrisim vendin tonë dhe shkojmë të qetë në çdo dialog të jashtëm nga i cili veçse fitojmë e përfitojmë për popullin tonë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në këtë takim, kryeministri Kurti i ka njoftuar bashkatdhetarët në Gjermani me të arriturat në këto tri vitet e fundit, duke potencuar se papunësia e përgjithshme në Kosovë në tri vitet e fundit ka rënë nga 25.8% në 10.7%, vendet e punës janë shtuar nga 350 mijë në pranverën e vitit 2021 në 425 mijë në vjeshtën e vitit 2024.

E arritur tjetër është ekonomia e vendit, për çka kryeministri tha se krahasuar me kohën kur erdhëm në qeverisje Bruto Produkti Vendor është rritur për 33 për qind, ndërkaq buxheti i shtetit për 35 për qind. Po ashtu, ai përmendi punën e qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin në sistemin shëndetësor, e shumë fusha të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë.

E në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti theksoi se është lehtësuar procesi i votimit të diasporës, duke i ftuar secilën e secilin të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 12/10/2024 12/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të
20:01 -15/06/2026
Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat
19:44 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?