Ka vdekur sot Zymer Fazliu, babai i dëshmorëve Asllan dhe Mehdi Fazliu nga Gradica e Drenasit.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se baca Zymer kaloi në jetën e përtejme ku të qetë e krenar pushojnë djemtë e tij, Asllani e Mehdiu si dhe vëllai Milazimi.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datën 3 gusht, në orën 17:00, në varrezat e lagjes Fazliu në Gradicë.


