Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova” Prizren – Veri është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një minibusi me targa të huaja. Sipas informatave të para nga patrullat në vendngjarje, dyshohet për disa persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.
Ai apeloi tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë më të shtuar gjatë vozitjes, për të shmangur aksidentet në trafik.


