KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pjesëtarë të forcës strategjike të NATO-s shfaqen te Ura e Ibrit dhe në veri të Kosovës, KFOR-i del me njoftim
Siguri

Pjesëtarë të forcës strategjike të NATO-s shfaqen te Ura e Ibrit dhe në veri të Kosovës, KFOR-i del me njoftim

Kosova News
Kosova News 19:49 -05/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve (ARF) janë parë në Urën e Ibrit dhe në zona të tjera të veriut të Kosovës.

Në njoftimin e NATO-s theksohet se ARF është e gatshme të kontribuojë për stabilitetin në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Forca Reaguese e Aleatëve (ARF) qëndron e gatshme të kontribuojë në përpjekjet afatgjata të NATO-s për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Sot, oficerë të lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të NATO-s me bazë në Itali (NRDCITA) ishin në veri të Kosovës së bashku me pjesëtarë të Komandës Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO,” thuhet në deklaratën e NATO-s.

Personeli i ARF-së është aktualisht i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut deri në mes të tetorit, ku po kryejnë aktivitete të ndryshme stërvitore për të identifikuar kërkesat logjistike, infrastrukturore dhe operacionale, në rast të rritjes së dukshme të pranishmërisë së KFOR-it.

Ndryshe, Forca Reaguese e Aleatëve (ARF) e NATO-s është një forcë strategjike, me gatishmëri të lartë dhe e aftë për operacione në shumë fusha.

Ajo ofron forca të shumta nga Aleanca për të prodhuar efekte të menjëhershme.

ARF është e aftë të dislokohet me një njoftim shumë të shkurtër, mbështetur nga pako forcash të shkallëzuara, për të reaguar në kohë paqeje dhe krize ose për të krijuar një dilemë strategjike për kundërshtarët.

Fleksibiliteti i saj i brendshëm i lejon Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë (SACEUR) të caktojë forca shtesë për Komandantin e ARF-së, sipas nevojës, në çdo situatë.

ARF është e aftë të kryejë një spektër të plotë misionesh. Ajo mund të shërbejë si një rezervë strategjike me dislokim të shpejtë në raste krizash, mund të dislokohet për të parandaluar përshkallëzimin vertikal/horizontal, dhe gjithashtu mund të dislokohet me shpejtësi për të reaguar ndaj krizave të tjera që dalin. Me dizajn shumëkombësh, ARF është një dëshmi e qartë e përkushtimit, kohezionit dhe vendosmërisë së Aleatëve.

Gjithashtu lexoni:

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Kosova News 05/10/2024 05/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?