KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon realizimi i projektit “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”
Lajme

Fillon realizimi i projektit “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”

KosovaNewss
KosovaNewss 22:04 -01/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, zyrtarisht Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar me realizimin e projektit “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”, i cili projekt planifikohet që të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Regjistrit Civil, respektivisht Zyreve të gjendjes civile në nivel lokal.

Me qëllim të informimit dhe të koordinimit sa më të mirë me komuna, ministri i MMPHI-së Liburn Aliu, bashkarisht me AKK-në, ka ftuar në takim kryetarët e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Pjesëmarrës në takim përveç kryetarëve të komunave, nënkryetarëve, drejtorëve të zyreve komunale relevante, ishin edhe Shefja e kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, znj. Jeta Tela, si dhe Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, z. Blerim Camaj

Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu në fjalën e tij mes tjerash tha: Kënaqësi që kemi arritur në këtë fazë, ku po e realizojmë këtë projekt shumë me rëndësi për shtetin dhe funksionimin e institucioneve, në veçanti  shërbimeve për qytetarë, si në nivelin qëndror si atë lokal. Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me ju ka realizuar me sukses disa aktivitete me rëndësi siç janë, matja në terren dhe përditësimi i rrugëve te reja, segmenteve rrugore, e po ashtu kemi realizuar mbledhjen dhe përditësimin e adresave ku përmes këtij procesi janë mbledhur dhe digjitalizuar rreth 70000 adresa të reja.

Tani jemi në proces të kompletimit të adresave me tabela të emrave të rrugëve dhe numrave të adresave në komunat e mbetura. Procesi i ndërlidhjes së qytetarit me adresë është shumë i rëndësishëm, ku përmes këtij procesi, qytetarët pajisen me adresë zyrtare dhe unike, e më pas do të pasoj me ofrimin e shërbimeve më kualitative dhe më të shpejta për qytetarët dhe evitimin e shumë problemeve që janë shfaqur deri më tani.

Disa nga përfitimet dhe lehtësimet që do të sjellë ky proces janë: Siguria e vendit, si për situata emergjente e poashtu edhe për planifikime tjera per secilën komunë. Përmes këtij projekti do të unifikojmë adresën si një të vetme dhe unike. Pra, qëllimi kryesor i të gjitha aktiviteteve dhe mbështetjes për komuna sa i përket kompletimit të adresave, duke përfshirë edhe këtë projekt, ka të bëjë me pajisjen e qytetarëve me adresë unike dhe zyrtare.

Duke pas parasysh rolin tuaj dhe punët që janë realizuar së bashku deri më tani, kërkojmë nga ana juaj bashkëpunim të plotë në këtë proces, është punë jetike për shtetin dhe me bashkëpunim dhe koordinim të plotë të nivelit lokal dhe qëndror do të ndërtojmë një shtyllë të rëndësishme të shtetit tonë, shprehu mes tjerash Ministri Aliu.

Shefja e kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, znj. Jeta Tela në fjalën e saj tha: Ne si MPB kemi nënshkruar një marëveshje bashkëpunimi me ASHI-në, AKK-në dhe ARC-në për të implementuar këtë projekt të një rëndësie të veçantë. Deklarimi i adresave zyrtare është thelbësor për institucionet shtetërore, të gjitha komunat, si dhe për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, duke garantuar kështu që informacioni për adresat e qytetarëve të regjistrohet saktë në sistemet shtetërore. Si MPB kemi ofruar infrastrukturën ligjore dhe teknike për zbatimin e marrëveshjes dhe do të organizojë trajnim për zyrtarët e gjendjes civile që do të implementojnë projektin.

Ky projekt po synon të fillojë përdorimin e adresave zyrtare në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht duke lidhur qytetarët me sistemin e adresave përmes gjendjes civile. Aktualisht, qytetarët kërkojnë regjistrimin e adresave duke ofruar dokumente si faturat, por me zbatimin e këtij projekti, ata do të mund të deklarojnë adresën duke përdorur vetëm emërtimet zyrtare të rrugëve.

Blerim Camaj, Drejtor i Agjencisë së Regjistrimit Civil theksoi mes tjerash që ARC-ja do të angazhohet maksimalisht që të gjitha obligimet e marra në marëveshjen për këtë projekt do ti realizoj me përpikmëri dhe pa vonesa.

Për fund, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, theksoi nevojën për mbështetje dhe bashkëpunim të komunave për këtë projekt jetik për vendin. Ai gjithashtu informoi të pranishmit mbi projektet e tjera që AKK-ja po realizon, të orientuara drejt reformimit dhe digjitalizimit të shërbimeve. Qëllimi është arritja e një kadastre moderne, të lehtë për t’u aksesuar dhe me të dhëna sa më të sakta dhe cilësore.

AKK-ja angazhohet maksimalisht që të ofrojë informacion të qartë dhe të detajuar për qytetarët në lidhje me çdo fazë të këtij projekti, rrjedhimisht duke garantuar një implementim të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës. Qëllimi ynë është të sigurojmë që çdo qytetar të ndjehet i informuar dhe i përfshirë në këtë proces transformues.

Gjithashtu lexoni:

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

KosovaNewss 01/10/2024 01/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe
12:19 -15/06/2026
Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas
12:13 -15/06/2026
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
12:11 -15/06/2026
Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
12:06 -15/06/2026
India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell
12:00 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?