KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Detaje nga shpërthimi në Zveçan, u dëmtua pompa e derivateve dhe disa lokale përreth
Siguri

Detaje nga shpërthimi në Zveçan, u dëmtua pompa e derivateve dhe disa lokale përreth

Kosova News
Kosova News 10:38 -29/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës afër pompës së derivateve në qendër të Zveçanit, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Bëhet fjalë për ish pompën e benzinës NIS petrol, me të cilën tani disponon kompania ‘Lab oil’, ndërsa përveç kësaj pompe, janë dëmtuar edhe disa lokale aty afër.

Në afërsi të një pompe në Zveçan shpërthen një granatë dore

Nebojsha Ristoviq, pronar i njërit lokal, dritaret e të cilit janë thyer nga shpërthimi, tha për KosovaPress, se serbët në veri nuk janë të lirë.

Ai nuk e din se çka ka ndodhur saktë, sepse tha se nuk ka qenë në atë moment në shtëpi,

“Ne nuk jemi të lirë. Unë nuk kisha folur më shumë… Ka pasur këtu sigurim, nuk kam qenë këtu, për një moment çka ka ndodhur nuk di dhe as nuk mund të supozoj…Çka dhe si mund të dyshoj unë, por dihet këtu kush e mban sigurinë. Këtu është dashur të mbajnë sigurinë Kombet e Bashkuara, por fatkeqësisht sigurinë këtu e mbajnë ata që ju të gjithë e dini”, ka thënë Ristoviq.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet dhe deri tani nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar.

“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet në mënyrë që autorin ose autorët e këtij incidenti t’i identifikojë sa më parë. Jo, deri në këto momente nuk kemi të arrestuar e as të dyshuar që ndërlidhen me rastin”, theksoi Elshani.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 29/09/2024 29/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?