KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Objektet e strukturave paralele në Mitrovicë të Veriut i jepen për shfrytëzim Ministrisë së Brendshme
Siguri

Objektet e strukturave paralele në Mitrovicë të Veriut i jepen për shfrytëzim Ministrisë së Brendshme

Kosova News
Kosova News 15:23 -26/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, të enjten ka thënë se objektet e strukturave paralele në këtë komunë i janë dhënë për shfrytëzim për 99 vjet Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Ugljanin ka bërë të ditur se Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut mbajti sot seancë të jashtëzakonshme ku kanë votuar dy pika të rendit të ditës, gjegjësisht kornizën buxhetore për vitin 2025 dhe kalimin e pronës komunale për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“U votua dhënia në përdorim e truallit komunal për Ministrinë e Brendshme për 99 vjet, me 12 vota pro dhe një kundër. Parcelat dhe ndërtesat janë ato që përdoreshin si zyra e Ministrisë së Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Shkencës, Fondi i Sigurimeve Pensionale të Serbisë për Kosovën dhe zjarrfikësit. Bëhet fjalë për katër parcela, që janë pronë e komunës”, ka thënë ai për “KosovoOnline”.

Edhe pse nuk u bë e ditur për çfarë qëllimi po jepen këto objekte, Ugljanin ka theksuar se tashmë dihet se ato do të shërbejnë për nevojat e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Jashtme.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se Prishtina po vazhdon “okupimin policor” të veriut.

“Punëtorët, të cilët e kaluan jetën e tyre duke ofruar shërbime të barabarta për të gjithë, u detyruan të largohen nga vendet e tyre të punës, kështu që policia e Kurtit tani do të hyjë brenda. Njëkohësisht këtë vendim të kundërligjshëm e kanë marrë asamblistët e paligjshëm të Kurtit në komunë për të cilët nuk ka votuar asnjë serb. Vendimi është i drejtuar drejtpërdrejt kundër popullit serb në veri të Kosovës dhe paraqet lëvizje të re me të cilën Albin Kurti shkel Marrëveshjen e Brukselit, duke pasur parasysh se policia monoetnike e Kurtit nuk ka çfarë të pretendojë në veri të Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq shton se “i gjithë ky proces po zhvillohet para syve të ndërkombëtarëve”, të cilët i akuzoi për heshtje.

Më 30 gusht Policia e Kosovës pati mbyllur zyrat e institucioneve të Serbisë në veri që funksiononin ilegalisht: si ajo e Qarkut të Mitrovicës dhe të komunave paralele të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin-Potokut e Leposaviqit, përfshirë zyrën e Fondit të Sigurimeve Pensionale të Serbisë për Kosovën – disa prej të cilave po i jepen në shfrytëzim institucioneve të Kosovës.

Më herët u mbyllën edhe dega të postave dhe bankave serbe në veri.

Vendosen pengesa betoni te ura në Bërnjak, flet Elshani

Gjithashtu lexoni:

KRM “Pastrimi” kërkon zgjidhje afatgjate nga Komuna për pastrimin e qytetit

GLPS mirëpret vendimin për fillimin e heqjes së Masave nga Bashkimi Evropian

Aktakuzë për fajde ndaj 5 personave në Prizren

Gërvalla kërkon reagim “racional” të deputetëve

Protestë para kuvendit: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”

Kosova News 26/09/2024 26/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
83%
2 km/h
Fri
23 °C
Sat
13 °C
Sun
14 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

ASK-ja publikon statistikat, eksporti mbulon importin me vetëm 13%
13:15 -23/05/2025
KRM “Pastrimi” kërkon zgjidhje afatgjate nga Komuna për pastrimin e qytetit
12:44 -23/05/2025
GLPS mirëpret vendimin për fillimin e heqjes së Masave nga Bashkimi Evropian
12:42 -23/05/2025
Aktakuzë për fajde ndaj 5 personave në Prizren
12:22 -23/05/2025
Gërvalla kërkon reagim “racional” të deputetëve
12:06 -23/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?