KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BQK-ja thotë se sistemi financiar është stabil, deputetët ankohen për norma të larta të interesit
Ekonomi

BQK-ja thotë se sistemi financiar është stabil, deputetët ankohen për norma të larta të interesit

Kosova News
Kosova News 14:45 -25/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se sistemi financiar në vend është stabil dhe mirë i kapitalizuar, ndërsa deputetët patën ankesa për normat e larta të larta të interesit.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u shqyrtua raporti vjetor i BQK-së për vitin 2023, Ismaili ka thënë se ekonomia e Kosovës sipas raportit vjetor të dorëzuar, ka shënuar një rritje prej 3.3 për qind, ndërsa thekson se një përqindje e madhe e inflacionit është importuar.

 “Sistemi financiar është stabil, i kapitalizuar mirë në nivel të kënaqshëm të likuiditetit…Ekonomia globale dhe ajo e Eurozonës përjetuan sfida të mëdha gjatë vitit 2023. Ngadalësimi i kërkesës së jashtme, inflacioni i lartë dhe rritja e kostos së financimit, pas shtrëngimit të politikës monetare, ndikuan negativisht në rritjen ekonomike. Ekonomia e Eurozonës shënoi një rritje prej 0.4 për qind… Ekonomia e Kosovës sipas raportit vjetor të dorëzuar ka shënuar një rritje prej 3.3 për qind…Sa i përket çmimeve në Kosovë, ndoqën një trend ngadalësimi të ndikuar kryesisht nga stabilizimi i ofertës, çmimeve të mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare, shkalla e inflacionit rezultoi në 4.9 për qind në vitin 2023, në 11.6 për qind sa ishte, 4.1 për qind e këtij inflacioni ishin të importuara”, ka thënë Ismaili, raportoi EO.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka pyetur guvernatorin e BQK-së për kamatat e larta të kredive.

“Nëse analizojmë situatën e sistemit bankar në Kosovë sërish kemi kamata të larta që bankat janë shumë profitabile që shkon në disfavor të qytetarëve dhe zhvillimit të bizneseve. Sa ju keni menduar që mund të ndikoni në zbutjen e kamatave, sepse edhe në Eurozonë ka pas ngritje para dy viteve, por tani ka rënë në përqindje të madhe, ndërsa këtu sërish janë shumë të larta. Sa do të ndikoni në të ardhmen që më të vërtetë ndikon në uljen e kamatave, sepse shkon më favor edhe të zhvillimit ekonomik dhe bizneseve, e sidomos qytetarëve që kanë nevojë… A mund ta di cilat janë ato investime të huaja që kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e sistemit apo zhvillimit ekonomik”, ka thënë Lekaj, derisa Ismaili u shpreh se kamatat janë të larta.

“Shpreh pajtimin që kamatat janë të larta, ne duhet të marrim krahasim në aspektin rajonal, normat e kamatës në Kosovë janë mbi mesataren që ka tregu rajonal”, ka thënë Ismaili.

Ankesa për rritje të kamatave pati edhe deputeti i pushtetit, Eman Rrahmani.

“Sa është përfitimi i bankave vetëm nga interesi dhe tërheqja e mjeteve sepse mua më ndodh që kam tërheqje me të vogël se 100 euro dhe interesi ka qene absurde diku 7 euro e diçka a i mbikëqyrni këto. Pse nuk po e bëni rregulloren për kreditë, çfarë po ju pengon?”, pyeti Rrahmani.

“Jemi në finalizim të një platforme që do të listojmë të gjitha tarifat nëse dëshiron me pa sa kushton mirëmbajtja dhe te tjerat, qytetari mund të sheh vetë se sa është e shtrenjtë. Sa i përket kredive jo kamatare nuk kemi pengesë dhe nuk është po na pengon dikush , dhe nuk është që nuk kemi marrë veprime për këtë drejtim, së fundi jemi angazhuar me një projekt të Bankës Botërore, kemi marrë disa praktike të disa vendeve, kemi marrë edhe draftet e rregullores që kanë ata”, u përgjigj guvernatori i BQK-së.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Kosova News 25/09/2024 25/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?