KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier u bën thirrje Kosovës e Serbisë t’i zbatojnë obligimet dhe ta marrin më seriozisht dialogun
Politikë

Hovenier u bën thirrje Kosovës e Serbisë t’i zbatojnë obligimet dhe ta marrin më seriozisht dialogun

Kosova News
Kosova News 10:23 -25/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mesazhi i shtetit të tij është shumë i qartë dhe i thjeshtë, që Kosova dhe Serbia të veprojnë në përputhje të plotë me gjitha obligimet e marra në dialog dhe ta marrin seriozisht dialogun. 

“Mesazhi ynë është i qartë se duhet angazhim për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi me synim përfundimtar njohjen e ndërsjellë. Ky mbetet synimi i qartë i SHBA-së…Presim të dy qeveritë të veprojnë në përputhje me të gjitha obligimet e marra në dialog. Presim të marrin dialogun seriozisht. Një nga gjërat që më befason, në bisedimet që kam pasur me  akterë të ndryshëm në Kosovë, është ky supozim se ka rrugë tjetër pos dialogut. Sugjerimi se nëse amerikanët, gjermanët, zgjedhin të favorizojnë dikë atëherë bëjnë disi me gishta apo shkop magjik e bëjnë diskutimet e duhura dhe Kosova menjëherë bëhet anëtare e NATO-s e BE-së dhe institucioneve tjera. Bota nuk funksionon ashtu”, tha Hovenier, në fjalimin e tij në Samitin e Kosovës për Paqe e Demokraci (KPDS) të titullar  “Realitete radikale: dinamika etno-politike dhe integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor”.

Ai tha se po të varej nga SHBA-ja, Kosova do të ishte anëtare në organizatat euroatlantike e Serbia do të vinte afër pranimit të realitetit. Ai ka thënë se SHBA-ja do ta mbështesë Kosovën në rrugën euroatlantike, por duhet angazhimi serioz në proces.  

“Por, nuk e shoh se si mund të bëhesh anëtare e BE-së pa bashkërendim me BE-në që nënkupton bashkërendim me gjitha shtetet anëtare e BE-së. Apo si bëhesh anëtare e NATO-s pa pëlqimin apo bashkërendimin me gjithë anëtarët e NATO-s. E dini se disa shtete të NATO-s ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, demokratike, multietnike në mënyrën siç kemi bërë ne. Ne duhet t’i bindim. Duam të ndihmojmë. Kjo nënkupton puna në procesin e krijuar nga institucionet e caktuara. Gjyshi im ka thënë gjithmonë se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino te dera e klubit. Çfarë dua të them është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë për këtë”, ka thënë Hovenier. 

Hovenier ka thënë se duhet një përkushtim i ri më energjik në dialog. 

“Po të mos kishim dialogun që e kemi aktualisht, çfarë do të shpiknim? Do të kishim, Kosovën, Serbinë dhe do të kishim lehtësuesin BE-në pasi e ardhmja e Kosovës do të jetë në Evropë, e do të kishim përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve tjerë. Pra, do të nisnim nga fillimi të njëjtën gjë. Duhet përkushtim i ri në dialog nga të gjithë, ndërkombëtarët, Qeveria e Kosovës, Qeveria e Serbisë. Ajo që na duhet është serioziteti dhe qëllimi në dialog. Duhet qasje e re më energjike nga të dyja palët. Negociuesit më të suksesshëm gjithmonë mendojnë për situatë ‘fitim-fitim’. Mendojnë si të marrin diçka, por edhe kolegu i tyre të marrë diçka që të jetë i kënaqur. Është proces. SHBA-ja dëshiron të shohë këtë por pa kompromentuar themelet e Kosovës. S’do të ishte asnjë fitore çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial apo demokracinë e Kosovës. Por, nuk është edhe fitore kur minoriteteve nuk u respektohen të drejtat”, tha Hovenier. 

Ai ka thënë se plani i zgjerimit të BE-së është mjet i mirë për avancimin e gjitha vendeve të rajonit. 

Tutje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasadori Rohde tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.

Gjithashtu lexoni:

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kosova News 25/09/2024 25/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar
09:53 -07/08/2026
Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit
09:50 -07/08/2026
Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?