Një drejtoreshë e shkollës në Prishtinë ka raportuar se një nxënësi i është gjetur një thikë. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:50 në Prishtinë.
“Një femër kosovare –drejtoreshë e shkollës , ka raportuar se tek i dyshuari mashkull kosovar – nxënës i shkollës është gjetur një thikë. Policia e ka konfiskuar mjetin, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


