Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në objektin e Postës së Kosovës në Fushë Kosova dhe kanë kryer vjedhje.
Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë Kosova ka raportuar se janë vjedhur 850 euro pulla postare, pesë vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300 deri në 400 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i Postës së Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300-400€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policisë.


