KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme
Botë

SHBA-ja dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Kosova News
Kosova News 20:13 -23/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme në përgjigje të rritjes së dhunës mes Izraelit dhe Libanit – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – që ka rritur rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale, tha Pentagoni më 23 shtator.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, nuk ofroi detaje se sa trupa shtesë do të dërgohen apo se çfarë detyrash do të kenë. SHBA-ja aktualisht ka afër 40.000 trupa në rajon.

“Në dritë të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për shkak të kujdesit të shtuar, ne po dërgojmë një numër të vogël shtesë të personelit ushtarak amerikan për të rritur numrin e forcave tona që tashmë janë në rajon. Por, për arsye të sigurisë operacionale, nuk mund të komentoj apo të jap specifika”, tha Ryder.

Dislokimi i ri vjen pas sulmeve ajrore nga forcat izraelite ndaj caqeve brenda Libanit që kanë vrarë qindra persona dhe në kohën kur Izraeli po përgatitet të kryejë operacione të tjera. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një video-mesazhi të hënën paralajmëroi civilët libanezë që të evakuohen nga shtëpitë e tyre para sulmeve të reja ajrore. Ky mesazh u publikua teksa avionët luftarakë izraelitë vazhduan të sulmonin caqet e dyshuara të Hezbollahut në jug dhe lindje të Libanit.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve që të largohen nga Libani, teksa rreziku për një luftë rajonale po rritet.

“Për shkak të natyrës së paparashikueshme të konfliktit që po vazhdon mes Hezbollahut dhe Izraelit dhe shpërthimeve të fundit në mbarë Libanin, përfshirë në Bejrut, Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Libani derisa opsionet komerciale ende janë të qasshme”, tha DASH-i të shtunën.

Ryder nuk tregoi nëse forcat shtesë mund të mbështesin evakuimin e qytetarëve amerikanë që duan të largohen nga Libani.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 23/09/2024 23/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026
14:40 -21/07/2026
Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit
14:11 -21/07/2026
Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin
13:57 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?