Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e ndodhur të premten në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë. I dyshuari vazhdon të jetë në kërkim policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se gjatë kontrollit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar pistoleta me tre karikatorë e 205 fishekë.
Rasti është iniciuar si “Vrasje”.
“Mitrovicë Jugu / 20.09.2024 – 09:45. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën që është shfrytëzuar nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë dhe 205 fishekë. I dyshuari është në kërkim policor dhe rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, me qëllim të lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimit të personit në kërkim, me autorizim të prokurorit, Policia ka publikuar identitetin dhe foton e të dyshuarit të shpallur në kërkim.
“Personi i kërkuar është: Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991. Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192, – 028 532 363, – 38344763034, – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në kërkesën e Policisë.


