KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tre persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri në Prishtinë
Siguri

Tre persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 20:39 -21/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Tre persona, përfshirë një fëmijë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK si pasojë e një zjarri që u përhap në garazhin e një objekti banesor në Velani të Prishtinës.

Mjekja kujdestare ka konfirmuar se gjendja e tyre është stabile, ndërsa nga Policia nuk ka pasur raport zyrtar për rastin. Dyshohet se zjarri u përhap nga djegia e një veture. Banorët kanë rrëfyer për RTK-në se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Tre persona përfunduan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pasojë e një zjarri në garazhin e një objekti banesor në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Si pasojë e zjarrit, i gjithë objekti u mbush me tym, duke rrezikuar jetën e qindra banorëve që ishin në gjumë.

Njëri nga banorët rrëfeu se si ndodhi e gjithë ngjarja.  “Në orën 04:15 gruaja më ka zgjua prej gjumit më ka thënë që po ndinë një erë tymi në banesë, i kemi kontrollua disa pajisje. Kur e kemi hap derën e korridorit e kemi pa që është e mbushur me tym banesa. Në garazh ka ndodh aksidenti, është djeg një makinë. E kemi marrë djalin, kemi zbrit shkallëve”, tha Agon Mati, banor.

Mati thotë se tymi që kishte përfshirë ndërtesën, e bënte të vështirë evakuimin. “Nuk kemi parë asgjë gjatë rrugës. Nëpër shkallë ka qenë tym jashtëzakonisht I madh, në njërin prej kateve e kam thyer xhamin me dorë, I kam disa prerje prej thyerjes së xhamit, e kam nxjerr djalin me marr fryme për disa minuta dhe pastaj kemi dalë deri në katin 0. Mjekët na dhanë terapi për pastrim të rrugëve të frymëmarrjes. Momentalisht janë në gjendje të mirë”, u shpreh ai.

Tymi i dendur shkaktoi probleme shëndetësore për disa banorë, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore.

 “Kanë qenë të dy prindërit dhe një fëmijë I vogël diku rreth moshës 1 vit, 1 vit e gjysmë. Janë manifestu simptoma me kollitje, kanë qenë të tërë të tymosur. Megjithatë kanë qenë me parametra stabil, I kemi trajtuar me terapi. Beben e ka udhëzuar që të përcillet në pediatri ndërsa nënën në pulmologji”, tha Besa Mehmetaj, doktoreshë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk janë deklaruar lidhur me rastin.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 21/09/2024 21/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?