Policia ka njoftuar se dy persona janë lënduar në Mitrovicë pasi ka shpërthyer bombola e gazit.
Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite në një shtëpi private në qytetin e Mitrovicës.
“Rreth orës 15:40 është raportuar se në rrugën ‘Xhemail Haxha’ në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombol gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.


