KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit
Siguri

Specialja ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Kosova News
Kosova News 16:41 -19/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vazhdimi i kësaj mase ndaj të dy të akuzuarve është bërë përmes dy vendimeve të ndara më 13 shtator 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Në vendim thuhet se paneli ka konkluduar se për Selimin dhe Krasniqin aktualisht nuk ka informacione të mjaftueshme që justifikojnë konstatimin se ata mund të largohen nga drejtësia. Megjithatë, për të dytë ekziston rreziku që të kryejnë krime të mëtejshme kundër procedurave gjyqësore dhe pengim të dëshmitarëve.

Në arsyetimin e vendimeve, thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka argumentuar se asnjë masë alternative nuk mund të zbusë në mënyrë efektive rreziqet ekzistuese dhe se ato mund të menaxhohen më së miri vetëm në objektet e paraburgimit të DhSK-së.

ZPS-ja kishte argumentuar se një gjë të tillë e kishte thënë edhe Paneli në vendimet e mëparshme dhe se asgjë nuk ka ndryshuar sipas tyre që nga ai konstatim.

“Sa i përket rreziqeve të pengimit të përparimit të procedurave të Gjykatës Speciale dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme, Paneli konstaton se asnjë nga kushtet e propozuara më parë dhe as ndonjë masë tjetër e parashikuar në nenin 41(12), e urdhëruar *proprio motu*, nuk mund të zbusë në këtë fazë të procedurave rreziqet ekzistuese. Për më tepër, Paneli konstaton se masat e vendosura në objektet e paraburgimit të Gjykatës Speciale, të shqyrtuara në tërësi, ofrojnë siguri të fortë kundër vizitave dhe komunikimeve të pamonitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorët e paracaktuar, me qëllim minimizimin e rreziqeve të pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme. Për më tepër, ato ofrojnë një mjedis të kontrolluar ku një shkelje e mundshme e konfidencialitetit mund të identifikohet dhe/ose të parandalohet më lehtë”, thuhet në vendimin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Selimit. Ngjashëm theksohet edhe në atë ndaj Krasniqit, shkruan Betimi për Drejtësi.

Si rrjedhojë, është vazhduar paraburgimi për dy të akuzuarit dhe është urdhëruar ZPS-ja që parashtrimet për rishikimin e radhës të kësaj mase të dorëzohen jo më vonë se më 25 tetor 2024.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i dhe ekipet emergjente bashkojnë forcat në Bondsteel, trajnim për jetë dhe siguri

Kushtetuesja shfuqizon aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

Kosova News 19/09/2024 19/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
15:20 -16/06/2026
30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK
15:19 -16/06/2026
KFOR-i dhe ekipet emergjente bashkojnë forcat në Bondsteel, trajnim për jetë dhe siguri
14:59 -16/06/2026
Kushtetuesja shfuqizon aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik
14:30 -16/06/2026
Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?