KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Takimi SHBA – Karta e Adriatikut: Ballkani mbetet subjekt i ndikimeve malinje
Rajon

Takimi SHBA – Karta e Adriatikut: Ballkani mbetet subjekt i ndikimeve malinje

KosovaNewss
KosovaNewss 20:45 -18/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Tiranë, shefat e Shtabeve të ushtrisë të vendeve të rajonit, pjesë të nismës SHBA-Karta e Adriatikut theksuan sot se “Ballkani mbetet subjekt i ndikimeve malinje”. Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher Cavoli, deklaroi se takimi i sotëm, ishte një mundësi për t’u angazhuar në dialog e për t’u përqëndruar “në këtë pjesë kritike të Europës”.

Karta e Adriatikut përfshin si anëtare të saj 5 vende të Ballkanit, me Kosovën që ka statusin e vëshguesit, ndërsa Serbia nuk është pjesë e saj. Takimi i sotëm në Tiranë, i bashkëkryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare gjeneralmajor Arben Kingji dhe gjenerali amerikan Christopher Cavoli, pati në qendër rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto, si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës si dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të Nato-s për vendet partnere, e po ashtu dhe zhvillimet në mjedisin e sigurisë me fokus rajonin e Ballkanit, të cilin gjenerali amerikan e përkufizoi si “një pjesë kritike të Europës”.

Në fjalën e tij të shkurtër në hapje të konferencës ai tha se “vendet pjesmarrëse janë të gjitha të angazhuara për të cuar përpara parimet e Kartës së OKB dhe vlerave themelore të cilat për ne janë shumë të shtrenjta. Sot kjo është më e rëndësishme se kurrë”, nënvizoi ai.

Në deklaratën e përbashkët të takimit theksohet se “Ballkani Perëndimor mbetet subjekt i ndikimeve malinje, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Në këtë drejtim, vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirja janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik dhe ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përparojmë drejt këtij qëllimi.”

Edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë takimit u shpreh se “rajoni nuk duhet të mbetet peng i së shkuarës”, duke konsideruar “thelbësore që të tejkalohen problemet etnike, kulturore, e politike që kanë qenë vetëm shpesh burim konfliktesh në të shkuarën. Mësimet duhet t’i kemi nxjerrë, edhe pse shpeshherë, dëgjojmë zëra përçarës, “partnerë të vlerave perëndimore në deklarata, por idhtarë dhe shërbëtorë të dukshëm të luftës hibride të Lindjes”, në realitet dhe në praktikë. Këto zëra nxisin grupet ultra-nacionaliste e kriminale dhe vendosin në pikëpyetje shpesh stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë”.

Për presidentin Bajram Begaj “bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një gur themeli për të gjitha përpjekjet tona. Falë këtij partneriteti strategjik, të qëndrueshëm e të fortë, ne kemi sigurinë dhe besimin se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i paqes dhe stabilitetit”.

Si presidenti Begaj ashtu dhe ministri i Mbrojtjes Vengu, e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Kingji, i mëshuan anëtarësimit të Kosovës në këtë nismë duke vlerësuar se një akt i tillë do t’i shërbente dhe më mirë sigurisë në rajon.

Ndërsa në deklaratën përfundimtare të takimit vihet në dukje se “integrimi në NATO i të gjitha vendeve aspirante në Evropën Juglindore është një nga qëllimet kryesore të Iniciativës. Në këtë kuptim, ne mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe mbështesim aspiratat e vendeve aspirante të mbetura nga Evropa Juglindore drejt anëtarësimit në NATO, duke respektuar nevojën për dialog të brendshëm”.

Gjithashtu lexoni:

Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private

KosovaNewss 18/09/2024 18/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë
19:13 -15/06/2026
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?