Ushtarë finlandezë të KFOR-it kanë ndihmuar pjesëtarë të FSK-së për të tërhequr një predhë që u gjet sot në Mitrovicë.
Ushtarët finlandezë i përkasin ekipit për asgjësim të mjeteve shpërthyese, teksa gjetjen e predhes e kanë raportuar disa ndihmës norvegjezë.

Me këtë rast, KFOR-i rikujton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë” thuhet në njoftim.



