KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Digjitalizimi i Jurisprudencës është mjet në luftën kundër korrupsionit, mundëson transparencë e meritokraci
Politikë

Kryeministri Kurti: Digjitalizimi i Jurisprudencës është mjet në luftën kundër korrupsionit, mundëson transparencë e meritokraci

Kosova News
Kosova News 12:56 -17/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se digjitalizimi i Jurisprudencës, mundëson efikasitet, transparencë dhe meritokraci. Ai ka thënë se transparenca është një faktor i rëndësishëm që vjen si rezultat i digjitalizimit, teksa këtë proces e ka quajtur “mjet të fuqishëm” në luftën kundër korrupsionit.

Në lansimin e digjitalizimit të jurisprudencës, Kurti ka thënë se ky shërbim qeveritar është një domosdoshmëri për çdo vend që synon të ecë përpara në rrugën e zhvillimit dhe të modernizmit.  

 “Sot më shumë se kurrë digjitalizimi po e transformon jetën tonë dhe mënyrën se si ne ndërveprojmë me shërbimet publike. Kjo epoka e re teknologjike ka sjell me vete përparësi të shumta të cilat mund ta ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si qeveritë i shërbejnë qytetarëve të vetë. Për këtë arsye digjitalizimi i shërbimeve qeveritare është një domosdoshmëri për çdo vend që synoj të vëmë përpara në rrugën e zhvillimit dhe të modernizmit. Jurisprudenca si pjesë e digjitalizimi të sistemit te licencimit, tejet i rëndësishëm drejt efikasitetit, transparencës, suksesit dhe meritokracisë”.

“Forcimi i profesioneve të lira, përmes fuqizimit të qasjes në drejtësi si pjesë e programit tonë qeveritar dhe një nga objektivat strategjike është gjithsesi prioritet i yni. Është pjesë edhe e misionit tonë të përbashkët, për sundimit të ligjit dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Lansimi i modulit të digjitalizimit të jurisprudencës, ky modul i cili përfshin edhe veprime paraprake procedurale që nga forma e aplikimit për dhënien e provimit dhe kryerja e pagesës qytetarëve, respektivisht juristëve ju shërben dhe mundëson qasje më të lehtë, me të shpejt për aplikim dhënie të provimit dhe pajisje me certifikata. Përveç modulit të jurisprudencës, digjitalizimi i këtillë është bërë edhe në noteri, ndërmjetësim dhe në përmbarim privat. Transparenca është një faktor tjetër i rëndësishëm që vjen si rezultat i digjitalizimit e që është mjet i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se ky lansimi i këtij modeli është një hap i rëndësishëm dhe një mënyrë shtesë se si i menaxhojmë këto procese.

“Reformat kanë qenë të shumta, digjitalizimi është vetëm njëra nga to. Së fundmi e kemi adresuar edhe një shqetësim, atë për numrin e noterëve, dhe pas trajnimit që do të nisë shpejtë me ta, do të nisin punën në ofrimin e shërbimeve. Ka për qëllim të thjeshtësoj procedurat administrative dhe të luftoj burokracinë, që janë thelbësore në funksionimin e shtetit ligjor”, theksoi ajo.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, tha se kushdo që deri sot e ka kryer provimin e jurisprudencën mbanë mend, vështirësitë dhe burokracinë e këtij procesi.

“E gjithë reforma në drejtësi, duke përfshirë edhe digjitalizimin, është për rritur cilësinë e shërbimeve dhe lehtësirave për të gjitha, prandaj lansimi i këtij moduli rrit transparencën, efikasitetin dhe për t’i dhanë një garanci qytetarit të vendit se një shërbim që kërkon edhe profesional, transparent dhe i dinjitetshëm”, theksoi Zogaj.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Kosova News 17/09/2024 17/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?