KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Siguri

Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Kosova News
Kosova News 17:18 -16/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj burgim të akuzuarit Shaip Ferizin, Shqipe Avdiun, Arben Jasharin, Mustafë Vitinë, Mexhid Mustafën, Besnik Ferizin, Faton Topanicën, Arsim Topanicën si dhe Ajdar Jasharin, të cilët ngarkoheshin nga Prokuroria për disa vepra penale.

Ata akuzoheshin se cigaret në vlerë prej 2 milionë e 931 mijë e 929 euro e 08 cent, nuk i kishin dorëzuar në KFOR, por u kishin shitur kompanive të tjera pa banderolë, duke i shkaktuar evazion fiskal buxhetit të Kosovës, në shumë prej 2 milionë e 441 mijë e 927 euro e 71 centë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti.

Të akuzuarit Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu dhe Arben Jashari secili veç e veç është dënuar me nga 2 vite burgim.

Ndërsa, të akuzuarit Faton e Arsim Topanica dhe Besnik Ferizi janë dënuar secili veç e veç me nga 1 vit e 6 muaj burgim.

Të akuzuarit Ajdar Jashari, Mustafë Vitija dhe Mexhid Mustafa janë dënuar secili veç e veç me nga 9 muaj burgim.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarve në dënim do tu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Ndërkaq, e dëmtuara, Dogana e Kosovës për realizmin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Po ashtu, gjykatësi Hoti bëri të ditur se do të konfiskohen mjetet e kryerjes së veprës penale si dhe dobia e fituar nga vepra penale.

Të akuzuari janë të obliguar që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale si dhe paushallin gjyqësor secili nga 100 euro.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 16/09/2024 16/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?