KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano: Retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm, kundër  dialogut
Politikë

Stano: Retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm, kundër  dialogut

Kosova News
Kosova News 12:25 -16/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

I pyetur që të reagoj lidhur me prononcimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq të premten që shkoi, e që kanë të bëjnë me masat e vendit të tij si reagime ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka bërë thirrje për përmbajtje nga ‘retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm që shkojnë kundër  dialogut’.

“Retorika nxitëse dhe mashtruese si dhe veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara shkojnë kundër dialogut. Ato vejnë në rrezik normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe sigurinë e qytetarëve të tyre” ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim.

Zëdhënësi i BE-së, përshëndeti atë pjesë të deklaratave të presidentit serb lidhur me kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Zyrtarët e BE-së në këtë rrafsh i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

 “Ne mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga Presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht marrim në dijeni thirrjen për Serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe re integrimin e Serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, ka deklaruar Stano.

Ai ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajoj këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësoj re integrimin e Serbëve të Kosovës.

Peter Stano përsëriti thirrjen e vazhdueshme te Bashkimit Evropian për de-përshkallëzim si dhe për implementim të plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu nga të dyja palët dhe konfirmoi gatishmërinë e BE-së që të mbaj një raund dialogu në nivel kryenegociatorësh të martën e ardhshme.

 “Rruga përpara për të dyja palët është re konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i krye negociatorëve me 17 shtatorë në Bruksel” ka thënë ai.

Zëdhënësi i BE-së nënvizoi se marrëveshjet e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, parashikojnë hapat dhe procedurat konkrete, gjithnjë duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës.

“Në këtë kontekst implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është shumë i rëndësishëm”, ka precizuar ai në një përgjigje me shkrim.

Gjithashtu lexoni:

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Kosova News 16/09/2024 16/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut
16:54 -07/08/2026
Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore
16:13 -07/08/2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?