KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gola i reagon Haradinajt: Situata në veri, pasojë e politikave të mëparshme e jo Qeverisë Kurti
Politikë

Gola i reagon Haradinajt: Situata në veri, pasojë e politikave të mëparshme e jo Qeverisë Kurti

Kosova News
Kosova News 12:58 -15/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj  lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Haradinaj kishte thënë se “për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb”, ndërsa kishte akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për krijimin e “terrenit për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë”.

Gola ka shprehur dyshime në lidhje me kontekstin e deklaratave të Haradinajt.

Ai ka thënë se nëse Haradinaj po i referohet periudhës para ardhjes në pushtet të LV-së, atëherë sipas tij, ai vetë ka pasur një pjesë të përgjegjësisë për situatën në veri.

“Gjendja e veriut është krejtësisht rezultat i politikave të qeverisjeve të kaluara, ku bën pjesë edhe z. Haradinaj. Prandaj, nëse po i referohet asaj kohe, përgjegjës për atë gjendje është edhe vetë ai,” theksoi Gola.

Nëse Haradinaj i referohet gjendjes aktuale, Gola argumenton se kjo është një perceptim i pasaktë.

“Dukshëm, Haradinaj është i pa informuar sepse aty kanë ndodhur një seri zhvillimesh të frytshme në funksion të normalizimit të jetës qytetare,” tha Gola, duke përmendur përparimet si eliminimin e targave ilegale dhe funksionalizimin e postave të Kosovës.

Deputeti i LVV-së theksoi se veriu i Kosovës nuk ka qenë kurrë më mirë që nga ndarja para dy dekadash dhe shpreson se situata do të vazhdojë të përmirësohet.

“Aty do të bëhet më mirë se kaq, vetëm atëherë kur bashkëqytetarët serbë të asaj pjese, ose më saktë, përfaqësuesit e tyre politikë, shkëputen nga politika serbomadhe e vetëshkatërruese e Vuçiqit dhe kontribuojnë bashkërisht me komunitetet e tjera në ndërtimin e vendit brenda rendit kushtetues,” tha ai.

Gola përmendi gjithashtu se është dakord me konstatimin e Haradinajt për njohjen e ndërsjellë si zgjidhje me Serbinë, por beson se politika aktuale e Kosovës, përveç LVV-së, nuk ka qenë e drejtë për arritjen e këtij qëllimi.

Ai përfundoi me një shpresë për rrugën që do të ndjekë Kryeministri Kurti: “Unë kam kohë që besoj se rruga e Kryeministrit Kurti është e drejtë dhe vazhdoj të besoj. Ta shohim. Por rrugë tjetër nuk ka.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Kosova News 15/09/2024 15/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?