KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scharping: NATO ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund krimeve në Kosovë
Politikë

Scharping: NATO ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund krimeve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 22:00 -12/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë, tha se para 25 vitesh, sa ishte ministër i Mbrojtjes, NATO, pas muajsh të tërë negociatash të dëshpëruara dhe për fat të keq të pafrytshme, ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund dëbimeve dhe krimeve të luftës në Kosovë.

Ai këto komente i bëri në ceremoninë ku Osmanit do t’i ndahet çmimi i Forumit Ndërkombëtar M100 Sanssouci Colloquium në Potsdam të Gjermanisë.

Scharping: Ndikimi i Presidentes Osmani përtej kufijve dhe brezave, falë largpamësisë dhe integritetit të saj

“Para disa muajsh, Presidentja Osmani, në emër të Kosovës, foli para më shumë se njëqind udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë nga e gjithë bota në Samitin e Paqes për Ukrainën: Para vetëm 25 vitesh, unë isha një fëmijë lufte, mes shumë fëmijëve të tjerë në Kosovë që fshiheshim në male duke shpresuar që njerëz si ju do të vinin dhe do të na shpëtonin. Ju më dhatë mundësinë që 25 vite më vonë të kthehesha, dhe ju falënderoj që nuk i mbyllët sytë para vuajtjeve të fëmijëve të Kosovës. Atëherë, para 25 vitesh, unë isha ministër i Mbrojtjes, kur NATO – pas muajsh të tërë negociatash të dëshpëruara dhe për fat të keq të pafrytshme – ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund dëbimeve dhe krimeve të luftës në Kosovë. Besoj se dhënia e çmimit M100 Presidentes Osmani nuk është vetëm një dëshmi e punës së saj të palodhur, por gjithashtu një dëshmi e vlerave që na bashkuan atëherë dhe që na mbajnë bashkë edhe sot”, tha Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë.

Scharping: Me Presidenten Osmani nderojmë popullin e Kosovës

Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë, tha se çmimi M100 për Media nuk është vetëm një njohje për arritjet e së kaluarës, por edhe një inkurajim për të ardhmen.

“Na kujton se udhëheqja ka rëndësi, se guximi dhe bindja mund të bëjnë ndryshime dhe se lufta për demokraci, drejtësi dhe barazi është një luftë që ia vlen të zhvillohet. Rruga e Presidentes Osmani është e gjatë dhe ne jemi të bindur se ndikimi i saj do të zgjasë përtej kufijve dhe brezave, falë largpamësisë dhe integritetit të saj. Kur sot nderojmë Presidenten Osmani, nderojmë edhe popullin e Kosovës. Rruga e tyre drejt demokracisë dhe vetëvendosjes nuk ka qenë e lehtë, por ajo është udhëhequr nga personalitete si Presidentja Osmani, që e dinë se fuqia e një populli qëndron në vlerat që ai mbron. Udhëheqja e saj është një burim shprese dhe frymëzimi, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë ne që besojmë në fuqinë e demokracisë për të ndryshuar jetë, për të nxitur unitetin dhe për të transformuar shoqëritë”, theksoi Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 12/09/2024 12/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?