KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu: Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët, por gjykimi në mungesë tashmë ekziston
Siguri

Ministrja Haxhiu: Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët, por gjykimi në mungesë tashmë ekziston

Kosova News
Kosova News 14:05 -12/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Medica Gjakova ka mbajtur panel diskutimi për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimit të të mbijetuarve/ave.

Në panel u diskutua për efektet dhe pasojat me të cilat ballafaqohen të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Barbara Umrith, konsulente e hulumtimit, ka thënë se pjesëmarrësit e hulumtimit raportuan perceptime të shumta negative në lidhje me efektet që përvojat e tyre traumatike të dhunës seksuale që kishin në jetën e tyre familjare dhe tek fëmijët e tyre.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për punën e institucionit që ajo drejton në këtë çështje.

Ajo ka thënë se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale është një hap monumental që e pasqyron zotimin e palëkundur të Qeverisë për viktimat e dhunës seksuale.

Ajo ka thënë se nga këto krime “Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët”, mirëpo se ata do të ndiqen penalisht me gjykimin në mungesë.

“I gjithë fokusi ynë është te implementimi i kësaj strategjie dhe jam bindur që për pak kohw do ta kemi një raport për implementimin e kësaj strategjie. Disa nga aktivitetet janë përmbushur por ka edhe shumë të tjera që janë në zhvillim e sipër”.

“Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët. Gjykimi në mungesë ekziston. Nga janari i këtij viti kemi filluar. Tashmë kemi dënime për dhunime seksuale gjatë luftës dhe janë disa raste që po trajtohen”.

Jeta Krasniqi, anëtare e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ka thënë se ka pasur ndryshime pozitive që nga themelimi i komisionit.

“Kemi arritur të ndërtojmë një proces ku në qendër të saj janë të mbijetuarit. Ka shërbyer një shembull i mirë edhe për rezolutat që kanë kaluar në Kombet e Bashkuara. Është vlerësuar roli i shoqërisë civile ne këtë proces”.

“Në momentin e zbatimit i kemi parë ngecjet. Ka shtatë vjet që komisioni funksionon. Ajo që kemi arritur është që kemi pasur progres në ofrimin e rahatisë që të mbijetuarit të takohen me komisionin dhe që duhet të ndjehen të lirë dhe të marrin kurajon të aplikojnë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Sanja Pavlovic, përfaqësuese e programit “Amplifying Voices’, tha se është e nevojshme që të thyhet heshtja për të mbijetuarit.

“Kemi nevojë ta thyejmë heshtjen, kemi nevojë t’i mbështesim viktimat dhe kemi nevojë për lëvizje feministe”, ka thënë ajo.

Shpresa Frrokaj, këshilluese psikosociale në Medica Gjakova, ka theksuar se kjo organizatë është e përkushtuar t;i ndihmojë edhe më tutjë këto viktima.

“Falë Medica Mondiale kemi zhvilluar strategji të ndryshme dhe vazhdojmë t;i zhvillojmë edhe më tutje këto strategji që të jemi afër të mbijetuarve. I bëjmë të gjitha punët që të mbijetuarat të ndihen mirë”.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 12/09/2024 12/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?