KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria synon që ujërat nga vërshimet t’i përdor gjatë thatësirave
Ekonomi

Qeveria synon që ujërat nga vërshimet t’i përdor gjatë thatësirave

Kosova News
Kosova News 13:44 -12/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ), së bashku me Adapt/USAID, GIZ dhe CSR Kosova kanë organizuar konferencën për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike, me temën “Inovacioni për një të nesërme të qëndrueshme: Akademia, Industria dhe Qeveria në Dialog”.

Nga Qeveria e Kosovës u përmend një investim që reshjet nga vërshimet të përdoret në kohën e thatësirave.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar së janë në një situatë mjaftë sfiduese më ndryshimet klimatike që po ndodhin në Kosovë.

E për shkak të mungesës së ujit, Aliu ka përmendur një investim që synon ta mbledh ujërat nga vërshimet dhe ta përdoren në kohën e thatësirave.

“Jemi në një situatë mjaftë sfiduese ndryshimet klimatikë tashmë po ndodhin dhe ne po i përjetojmë dhe që kemi ndikimet drejtpërdrejtë, temperatura të larta thatësia, çrregullim në zinxhirin ushqimor dhe kërkojnë që të marrim me seriozitet këtë çështje. Të gjitha këto dëme përfshinë edhe mjedisin edhe ekonomik edhe në infrastrukturë. Vetëm në Skenderaj kemi 12 milionë dëme nga vërshime. Po ashtu zjarret e vazhdueshme janë duke ndikuar në shpyllëzimin e vendit tonë, kjo e sjellë që Kosovë krahas politikave të tjera kërkon që ne të fokusohemi në fushën e përshtatjes”.

“Kosova në zvogëlimin e ndryshimeve është në hapa të shpejtë. Janë bërë punë të rëndësishëm në institutin hidrometeorologjik. Harta të rrezikut për përmbytje në Kosovë ka përfunduar. Në fushën e organizimit që kanë të bëjnë me krijimin e mekanizmave kemi arritur të krijojmë inspektoratin për ndryshimet klimatike. Kosova ka jashtëzakonisht pak ujë dhe nevoja është gjithmonë në rritje. Dhe uji që vërshon synojmë që ta mbledhim dhe ta përdorin në kohën e thatësirave. Kemi vlerësuar që për të arritur në nivelin e sigurisë janë së paku 1 miliard euro të nevojshme që të krijojmë adaptimin në ndryshimet klimatike. Detyra jonë është që të lobojmë vendi ynë ndikon në ndryshimet klimatike. Natyrisht ne po tregojmë vendosmërinë tonë she kemi bërë hapa të rëndësishëm por kjo është e pa mjaftueshme që të krijojmë qasje në mekanizmat ndërkombëtare”, ka thënë Aliu.

Prorektorja i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arta Basha-Jakupi ka thënë se kjo konferencë ka për qëllim që Kosova të ketë një të nesërme të qëndrueshme.

“Këtë vit do të flasim për inovacionin për një të nesërme te qëndrueshme. E ardhmja nuk është diçka që hymë por ata që po krijojnë. Uroj që kjo mos të jetë konferencë si të tjera por një ndalesë për të krijuar zgjidhje. Është e rëndësishme që përpjekjet tona pëe të krijuar zgjidhje varet edhe nga bashkëpunimi ndërkombëtare. Bashkëpunimi me partnerët tanë na ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme. Janë dëshmia e saj që mund të arrijnë kur akademia industria bashkon forcat. Kosova është ende një vend i ri por kemi guximin të imagjinojmë një të ardhme. Kjo konferencë duhet të jetë një plan veprimi, le të mbajmë mend që ne nuk jemi vetëm trashëgimtarë të ardhmes por arkitekt të saj”, ka thënë Jakupi.

E drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt, kërkoi të gjinden mënyrat për ta zgjeruar bashkëpunimin institucional me bashkësinë ndërkombëtare.

“Është kënaqësi që jam këtu, përfaqësimi i sotshëm është diçka që USAID e sheh. Identifikojmë ekspertizën e nevojshme për të siguruar që projektet sjellin rezultatet e dëshiruara. Puna na ka sjellë në këtë sallë për të përballur me sfidat. USAID ka miratuar mendësi si agjension ta ketë ndryshimin klimatikë si pjesë e aktiviteteve tona. USAID është duke bashkëpunuar në miratimin e programeve në gjithë botën. Të gjitha këto aktivitete nuk do të kishte efekt nëse nuk e kemi akterët. Duhet të shohim mënyrat dhe zgjedhjet për ta zgjeruar bashkëpunimin, na ndihmoni që ta mirëmbajmë dhe ta zgjerojmë për ta trajtuar ndryshimet klimatikë”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 12/09/2024 12/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 20°
70%
1 km/h
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?