KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet
Politikë

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Kosova News
Kosova News 12:23 -12/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në sheshin “Zahir Pajazi” në Prishtinë, sot është hapur një zyrë e re e Postës së Kosovës, e 145- ta me radhë. Në hapje mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Madje shefi i ekzekutivit, Kurti këtë pikë e shfrytëzoi edhe për dërgimin e një kartoline.

Kryeministri, Kurti deklaroi se Posta e Kosovës po ngritët duke ofruar shërbime cilësore, të shpejta e më të lira.

“Pika e 145 në Republikën e Kosovës e njëkohësisht edhe pika më e mirë në kryeqytetin e Republikës në Prishtinë. Nëse dikush ka pasur dilema se cili është vendi më i mirë në Prishtinë, është pikërisht pika e re e Postës së Kosovës….Posta e Kosovës është duke u ngritur duke i bërë shërbimet më cilësore e më të shpejta e më të lira e duke qenë gjithherë pranë qytetarëve tanë pa dallim”, theksoi Kurti.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se në Kosovë tashmë ka një menaxhim më të mirë dhe përkrahje më të mëdha nga qeveria për ndërmarrjet publike.

Rizvanolli theksoi se me investimet që duken të vogla po rritet motivi i punonjësve në këto ndërmarrje.

“Posta ka qenë duke funksionuar me furgon që kanë pas deri në 1 milion km të kaluara që puna e tyre ka qenë shumë e vështirë, prandaj jam shumë e lumtur që ata kanë vozitje më të sigurt por edhe mund të kryejnë shërbime më lehtë dhe më shpejt për qytetarët… Me ndryshime që në dukje mund të duken të vogla, por janë shumë të mëdha për përmirësimin e shërbimit dhe janë shumë të mëdha edhe për punëtorët dhe motivimin e tyre dhe shoh secilën herë në secilën ngjarje ka një motivim m ë të madh të punonjësve dhe ka kushte më të mira për punëtorët…

Ndërmarrjet tona publike jemi mësuar t’i shohim si objekt të zhvatjes dhe keqpërdorimit dhe njëfarë mënyre të krijojmë njëfarë averzioni ndaj tyre, mirëpo gjatë kësaj kohe kanë qenë punëtorët qoftë postierët në Postë, qoftë inxhinierët në Telekom, minatorët në Trepccë që në fakt e kanë kryer punën e tyre me nder dhe mirë pavarësisht vështirësive. Dallimi është tash se ka një menaxhim më të mirë dhe ka një përkrahje shumë më të madhe nga qeveria. Jemi në një rrugë ku nuk ka kthim prapa dhe ku do t’I kemi gjithnjë edhe më të forta këto ndërmarrje”, theksoi ai.

Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Raci u shpreh se kjo zyrë postare është shembulli më i mirë i një bashkëpunimi ndër institucional.

Raci theksoi se në këtë zyrë ofrohen të gjitha shërbimet postare por edhe ato financiare jo bankare.

“Kjo zyrë sot ofron të gjitha shërbimet postare, po ashtu ofron edhe shërbimet financiare jo bankare për të gjithë qytetarët e Kosovës. Besojmë që është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndër institucional, sepse për hapjen e kësaj zyre jemi shumë mirënjohës Ministrisë së Ekonomisë, por edhe ndërmarrje publike KEK që na ka mundësuar hapjen e kësaj zyre”, u shpreh ajo.

Posta e Kosovës së fundmi ka hapur edhe pikën e saj postare edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Kosova News 12/09/2024 12/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?