KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur
Politikë

Ministri Vitia: Hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur

Kosova News
Kosova News 12:06 -12/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së mjekavë janë ulur. 

Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se nga ikja e mjekëve do të kolapsojë sistemi shëndetësor. 

“Në 7 vjetët e fundit është hera e parë që shifra e ikjes së mjekëve është ulur”, tha Vitia në Kuvend. 

Ai ka akuzuar Haxhiun për shpifje. 

“Tha se statuti i SHSKUK-së po i mbyll disa shërbime e ne qytetarë të nderuar çdo ditë po hapim shërbime të reja dhe kjo është një e pavërtetë e radhës. Tha për mungesë të barnave, që situata kurrë s’ka qenë më keq, është një e pavërtetë tjetër. Në Kosovën e pasluftës kurrë më shumë s’kanë qenë të furnizuara QKUK dhe spitalet rajonale. Sa i përket marrjes së shtretërve në Pediatri është një e pavërtetë tjetër. Ne i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që kemi nëse nuk shfrytëzohen nëpër klinika”, tha Vitia. 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, ka folur për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova.

“Ikja e profesionistëve shëndetësorë është shndërruar në dukuri shqetësuese sepse ne nuk mund të përgatisim profesionistë shëndetësorë aq sa po na ikin. Kjo do ta kolapsojë gjendjen në shëndetësinë tonë”, ka theksuar ai . 

Haxhiu ka thënë se mungesa e materialit shëndetësor nuk është lajm për këtë Qeveri.  “Qeveria ka bërë përpjekje të promovojë disa fasadime në klinika që shtetit i kushtoi shumë shtrenjtë. Në gjinekologji renovimi metrit katror kushtoi 1900 deri 2300 euro. Në momentin e inaugurimit të emergjencës nga kryeministri u morën shtretërit prej pediatrisë për promovim”.

Deputeti i turk ankohet për çmimet e librave të komuniteteve, Nagavci thotë se kanë marrë veprime

Gjithashtu lexoni:

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 12/09/2024 12/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë
18:16 -23/06/2025
Izraeli paralajmëron sulme tjera ndaj Iranit, u bën thirrje banorëve të Teheranit që të qëndrojnë larg zonave ushtarake
18:04 -23/06/2025
Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik
17:28 -23/06/2025
Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë
17:19 -23/06/2025
NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan
16:14 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?