KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksperti i Ballkanit, Marko Prelec: Strategjia e Albin Kurtit në veri të Kosovës është e suksesshme
Politikë

Eksperti i Ballkanit, Marko Prelec: Strategjia e Albin Kurtit në veri të Kosovës është e suksesshme

Kosova News
Kosova News 11:44 -12/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” këshilltari i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, thotë se ndryshe nga pritjet e ekspertëve strategjia e Albin Kurtit në veri të Kosovës është e suksesshme.

Marko Prelec ndjek zhvillimet në Ballkan prej më shumë se tri dekadash. Ai ka punuar për Tribunalin e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi me seli në Hagë dhe ka drejtuar projektin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) në Ballkan. Aktualisht Prelec është këshilltar i ICG-së.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” Prelec thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë gjendet në koma, por s’ka vdekur ende. Së paku ekziston një kanal i cili mund të përdoret për deeskalim në raste serioze. Prelec nuk pret që të ketë negociata para zgjedhjeve në SHBA.

Sipas Prelec, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka më besim se dialogu sjell rezultatin e dëshiruar: njohjen definitive të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Andaj, Kurti po krijon fakte duke zbatuar – kudo ku mundet – sovranitetin shtetëror të Kosovës në veri. Strategjia, shton Prelec, është më e suksesshme se ç’kemi pritur shumica prej nesh. Kjo edhe nga shhaku se nuk është marrë me mend se një kryeministër në Prishtinë do t’i lë anash në këtë masë partnerët perëndimorë.

Sipas Prelec në disa çështje të sigurisë KFOR-i mund të tërheq vija të kuqe, si në rastin e urës së Mitrovicës, për shembull, por përtej kësaj mundësitë e perëndimorëve për të ndikuar janë të kufizuara. “Kursi i Kurtit është i popullarizuar në vend dhe rrjedhmisht ka edhe legjitimitet demokratik. Kjo vlen edhe më shumë që nga rasti i Banjskës, kur sulmues serbë atakuan policinë kosovare”.

Prelec supozon që Kurti mund të vë në shënjestër edhe institucionet e mbetura serbe si sistemi shkollor dhe ai i shëndetësisë.

Prelec nënvizoi se përkundër asaj që thotë Beogradi, Albin Kurti nuk është parimisht kundër pranisë së popullsisë serbe në Kosovë, por ai kërkon që kjo popullsi ta pranojë shtetin e Kosovës. Prelec supozon se Kurti po synon që në aspektin afattgjatë të arrijë një aranzhman si në Kroaci: atje jetonte një pakicë substanciale serbe, e cila pas luftës është reduktur në pak përqindje. Këta njerëz kanë disa të drejta kulturore dhe politike. Por ata nuk kanë autonomi dhe Beogradi nuk ka mundësi të ushtrojë ndikim. Përkatësia ndaj Kroacisë nuk vihet në pyetje, por “Kosova nuk është Kroaci”, paralajmëron Prelec.

Këshilltari i ICG-së thotë se bashkësia ndërkombëtare është duke i bërë presion veçanërisht Prishtinës, ngase presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke i shitur armë Ukrainës, ka siguruar mirëkuptim nga perëndimit. Krahas kësaj ekziston frika në kryeqytetet europiane se Serbia mund të përfundojë në anën e Rusisë nëse presioni bëhet i madh. Prelec konsideron se ky është një vlerësim i gabuar, sepse, sipas tij, Beogradi tashmë është pajtuar se gjeopolitikisht është pjesë e perëndimit. Vuçiq e di se është i varur nga marrëdhëniet e mira me NATO-n dhe BE-në. Prelec nuk pret nuk eskalim të menjëhershëm të gjendjes në dhe rreth Kosovës. Por, sipas tij, kjo mund të ndryshojë me ndryshimin e rrethanave gjeopolitike. Prelec thotë se perëndimi po gabon kur po e nënçmon rëndësinë e konflikteve të pazgjidhura si rasti i Kosovës. “Ekziston një tendecë që politikanët në Ballkan të shiihen si njerëz pushteti të korruptuar dhe cinikë, të cilët komercializojnë temat nacionaliste për interesat të vetat. Kjo nuk është krejtësisht e pasaktë, por nuk domethënë se këta politikanë nuk e kanë seriozisht kur thotë diçka. Vuçiqi nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës”.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Kosova News 12/09/2024 12/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?