KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Macroni të vijë në Kosovë e të shohë se shqetësimet e tij për serbët janë propagandë ruso-serbe
Politikë

Gërvalla: Macroni të vijë në Kosovë e të shohë se shqetësimet e tij për serbët janë propagandë ruso-serbe

Kosova News
Kosova News 18:17 -11/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë për së afërmi se situata me serbët në vendin tonë nuk është siç paraqitet nga Rusia e Serbia.

Në një intervistë për median turke në gjuhën angleze, “TRT World”, ministrja kosovare ka thënë se e tërë kjo është pjesë e fushatës së fuqishme propaganduese të Rusisë dhe Serbisë kundër aleatëve të Perëndimit.

“Në lidhje me brengat e presidentit Macron për pakicën serbe në Kosovë, mund ta ftoj atë dhe gjithë të tjerët që mund të kenë brenga të caktuara, ta vizitojnë Kosovën dhe ne do të krijojmë mundësinë që ata të shohin me sytë e tyre dhe (ta shohin) se kjo është pjesë e propagandës së fuqishme nga Rusia dhe Serbia kundër aleatëve të Perëndimit dhe atyre që janë pro Ukrainës në këtë luftë”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla, raporton Klankosova.

Për çështjen e Urës së Ibrit, kryediplomatja kosovare tha se “është koha të hapet ura dhe këtë do ta bëjmë në atë mënyrë që qytetarët e të dyja anëve të qytetit do të jenë shumë të lumtur”.

“Nuk po e hapim tani, por po përgatitemi për hapjen e saj në një moment që është i përshtatshëm për qytetin, qytetarët dhe vendin tonë”, u shpreh ministrja.

Ajo tha se nuk e di pse ka shqetësime nga zyrtarët perëndimorë në Kosovë në lidhje me hapjen e urës, sepse, siç u shpreh ajo, “hapja e urave gjithmonë është gjë pozitive”.

“Kemi dy ura tjera në të majtë dhe të djathtë të saj, dhe ato përdoren çdo ditë nga qytetarët dhe automjetet dhe nuk ka asnjë problem sigurie. Prandaj, siguria s’mund të jetë arsyeja. Ajo që mund të jetë arsye prapa kësaj është që Beogradi po kërkon vazhdimisht të gjejë ndonjë pretekst dhe të krijojë tensione dhe konflikte në vendin tonë, por ne nuk duhet të lejojmë Vuçiqin të kalojë me këtë. Sepse nëse dorëzoheni para bullistëve, atëherë nuk mund të llogaritësh në rezultat të mirë”, deklaroi Gërvalla.

Shefja e diplomacisë kosovare kritikoi Serbinë edhe në aspektin e raporteve të saj të ngushta me Rusinë, duke thënë se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, nuk po sillet si burrështetas evropian.

“Vuçiqi është aleati më i afërt i Vlladimir Putinit në Evropë, dhe dikush që ende e vazhdon bashkëpunimin me Moskën dhe Putinin personalisht. Këto ditë zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Alleksandar Vullin, i cili është nën sanksione të ShBA-së dhe Britanisë, e ka vizituar Moskën. Para pak ditësh ka vendosur lule te varri i Stalinit, dhe nesër do të takohet sërish me Putinin. Pra, kemi një vend shumë pro-Rusi. Prandaj, është mirë gjithmonë të tentohet të kthehet Serbia te vendet evropiane e demokratike, ku Serbia nuk është”, tha ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 11/09/2024 11/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 20°
70%
1 km/h
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?