“Më mirë vonë se kurrë”.
Kështu e komentoi kryekuvendari, Glauk Konjufca, lajmin të cilin e mori teksa ishte ne konferencë për media me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.
Lajmi që mori Konjufca ishte se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 peronave për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ndonëse e cilësoi si të vonë, Konjufca theksoi ngritja e aktakuzës përbën lajm të mirë.
“Sa i përket aktakuzës lidhur me sulmin terrorist prapa të cilit qëndronte Serbia, e cili u bë në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.
Ky po që është një lajm i mirë dhe një lajm të cilin nuk duka ti jap kritikat, më pastaj të tjera pse u vonuar kaq shumë. Do të thosha fraza më e mriz që i shkon këtij lajmi është ‘më mirë vonë se kurrë’. Dhe kështu ka ndodhur. Me siguri Prokurorisë i është nevojitur për ta kompletuar dosjen sa i përket gjithë atij numri të madh të kriminelëve të cilët ishin të përfshirë në këtë sulm.
Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusin, ju si gazetarë, iu inkurajoj a keni nga institucionet e drejtësisë që y proces të shkoj ashtu siç duhet. Dhe të gjithë kriminelët, që ishin përgjegjës për sulmin në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, të marrin dënimin e merituar dhe të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë Konjufca.


