KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Në veri po bëhen investime që nuk janë bërë qe dy dekada
Politikë

Kryeministri Kurti: Në veri po bëhen investime që nuk janë bërë qe dy dekada

Kosova News
Kosova News 10:50 -11/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në komunat veriore janë duke u bërë investime që nuk janë bërë tash e dy dekada e sipas tij po shtohen shërbimet që i kanë munguar qytetarëve.

Kurti në fjalinë hapëse të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën komentoi vizitën në veri gjatë ditës së djeshme, duke theksuar se janë vizita pune që po bëhen për të kuptuar sa anash janë lënë qytetarët e asaj pjese.

“Vizitat tona, të zyrtarëve shtetërorë në këto komuna nuk janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme për t’i kuptuar nevojat që kanë qytetarët. Për t’i flakur paragjykimet e ndërsjella dhe për të kuptuar sa anash janë lënë qytetarët atje, ne po bëjmë këto vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë qe dy dekada, po shtohen shërbimet që i kanë munguar qytetarëve”, ka thënë ai.

Kryeministri ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po mbyll zyre në veri, por përkundrazi po i shton ato.

“Pas raportimeve se në katër komunat veriore strukturat paralele po zhvillonin veprimtari ilegale, institucionet e sigurisë kanë marrë veprime ligjore për lirimin e tyre… kjo na ka mundësuar që të ofrojmë shërbime të ligjshme. Në ato objekte do të funksionalizohen njësia për patentë shoferë, qendra për punë sociale, shërbime të mirëqenies sociale, shërbimi për regjistrimin e automjeteve e shërbime të tjera të Ministrisë së Ekonomisë. Qeveria nuk po mbyll zyre, përkundrazi po hap, nuk po kufizon shërbimet, po i shton ato, nuk po i largon shërbimet publike nga qytetarët, po i afrojmë. Kësisoj duhet të shihen veprime tona në veri”, ka deklaruar Kurti.

Se kush është për mbyllje, siç ka thënë Kurti, u pa javën e kaluar. Ai ka falënderuar zyrtarët policorë për punën që po bëjnë kundër planeve të këqija, që sipas Kurtit, nuk shihen e as nuk diskutohen në publik.

“Se kush është për mbyllje e pamë javën e kaluar. Grupe të maskuara në sy të policisë serbe bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar veturat dhe legjitimuar qytetarët për të kuptuar etnitetin e tyre. Institucionet tona, Policia dhe inteligjenca kanë punuar që qëllimi i këtyre grupeve të dështojë siç edhe ndodhi. Ka edhe shumë punë që po bëhen që nuk dihen e nuk diskutohen në publik. Dua të falënderoj zyrtarët policorë dhe agjentët tanë që u mundësojnë qytetarëve të shohin dhe jetojnë vetëm rezultate pozitive, përkundër planeve të këqija që synohen e nuk realizohen dhe nuk merren vesh asnjëherë”, ka përfunduar Kurti.

Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, në rend dite 14 pika

Gjithashtu lexoni:

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Kosova News 11/09/2024 11/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?