KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Siguri

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

Kosova News
Kosova News 16:52 -09/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore të Prishtinë, të hënën ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-ministres të Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, e cila së bashku me Ekrem Tahiri, Fitim Mustafës dhe Gëzim Dushin po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Seanca ka dështuar për shkak të mungesës së mbrojtëses të të akuzuarit Dushi, avokates Kosovare Kelmendi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesë e avokates Kelemendi, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismajli bëri të ditur se e njëjta e kishte njoftuar përmes e-mailit se nuk mund të ishte prezentë në seancën e sotme për shkak  se ishte e angazhuar në një rast tjetër dhe nuk kishte mundur të siguronte një zëvendësim.

Gjithashtu, edhe seanca e paraparë të mbahet më 10 shtator 2024 është anuluar për të njëjtën arsye.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore, seanca e paraparë të mbahej sot është shtyrë për një datë tjetër.

Ndryshe, ish-ministrja Dhurata Hoxha akuzohet se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 12 maj 2022, kishte ngritur aktakuzën ndaj Hoxhës dhe tre të tjerëve Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, duke i ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve

Kosova News 09/09/2024 09/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë
12:32 -16/06/2026
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
12:10 -16/06/2026
Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?