KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla: Kërcënimi për bllokimin e pikave kufitare, dëshmi e synimeve hegjemoniste të Serbisë
Politikë

Ministrja Gërvalla: Kërcënimi për bllokimin e pikave kufitare, dëshmi e synimeve hegjemoniste të Serbisë

Kosova News
Kosova News 11:41 -06/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kërcënimet për mbylljen e pikave kufitare nga serbët për ditën e sotme janë dëshmi e shtuar për synimet hegjemoniste dhe veprimet destabilizuese të Serbisë.

Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës – Merdar, Jarinje dhe Bërnjak. Lëvizja është paralajmëruar pas aksioneve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele në veri, veprim që u kritikua nga ndërkombëtarët.

Në konferencë për shtyp pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në Prishtinë, Gërvalla ka thënë se e shohin Serbinë si rrezikun real për stabilitetin rajonal.

“Diskutuam sigurinë dhe stabilitetin në rajon, në kohën kur rajoni po përballet me sfida të mëdha të sigurisë, veçanërisht nga ndikimi destabilizues dhe kërcënues i Serbisë ndaj Kosovës. Roli i Turqisë dhe i NATO-s është i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetin në të gjithë rajonin tonë. Kosova mbetet e përkushtuar në partneritetin me NATO-n si garanci për mbrojtjen e paqes në rajon. Në këtë kontekst, e shohim Serbinë si rrezik real për stabilitetin rajonal. Kërcënimet për bllokimin e pikave kufitare janë dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste por edhe e veprimeve provokuese dhe destabilizuese të Serbisë që shkojnë përtej kërcënimeve verbale”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja ka potencuar se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm, ndërsa janë të vendosur “që së bashku me partnerët ta ruaj.ë paqen dhe sigurinë përtej Kosovës”.

Gërvalla ka folur edhe për marrëdhëniet me Turqinë dhe rëndësinë e investimeve ekonomike turke për Kosovën.

“Turqia është partnere e rëndësishme për vendin tonë. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë janë të bazuara në miqësi të gjatë dhe bashkëpunim të ngushtë. Në aspektin ekonomik, bashkëpunimi mes të dyja vendeve është i një rëndësie të veçantë. Investimet turke përgjatë viteve kanë luajtur rol kyç në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Marrëdhëniet tona ekonomike janë të forta dhe të ndërsjella dhe do të vazhdojmë të punojmë për thellimin e tyre. Dua të theksoj rëndësinë e komunitetit shqiptar në Turqi dhe komunitetit turk në Kosovë të cilët ndërtojnë çdo ditë ura të rëndësishme mes dy vendeve tona. Komuniteti shqiptar në numër të madh luan rol kyç në lidhjen mes dy vendeve dhe kanë krijuar histori të gjatë dhe të suksesshme integrimi si komponent i rëndësishëm i shoqërisë turke”, ka shtuar ajo.

Ministrja Gërvalla takon ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Gjithashtu lexoni:

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Kosova News 06/09/2024 06/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
13:52 -16/06/2026
IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren
13:50 -16/06/2026
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
13:27 -16/06/2026
Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar
13:24 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?