KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli fton kompanitë greke të investojnë në Kosovë në fushën e energjisë
Ekonomi

Rizvanolli fton kompanitë greke të investojnë në Kosovë në fushën e energjisë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:10 -05/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në një takim Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë njëkohësisht përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike greke, Kostas Fragogiannis i cili po viziton Kosovën në sajë të Forumit Ekonomik Kosovë-Greqi.

Në njoftimin për media thuhet se Rizvanolli me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e saj për takimin e sotëm në prag të fillimit të Forumit Ekonomik i cili do të mbahet sot në mes të Kosovës dhe Greqisë si dhe para pjesëmarrjes së saj në Forumin e 8-të të energjisë në Evropën Juglindore në Selanik.

Gjatë takimit, Rizvanolli ndau të arriturat në fushën sektorit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese ku potencoi se që nga vitit 2022 ku avancimi vjetor në fushën e TIK-ut ka qenë 13 %, ka arritur pothuajse të dyfishohet në vitin 2023 në 25 %.

“Në saje të kësaj rritjeje, nga sektori i TIK-ut kanë arritur të punësohen rreth 10 mijë persona si dhe 70 % e kompanive të sektorit eksportojnë shërbimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ajo njoftoi zv.ministrin grek për të arriturat në fushën e BRE-ve siç ishte suksesi i ankandit të parë solar 100 MË si dhe ankandet tjera të radhës që janë pjesë e pakos investive ku Minisyria e Ekonomisë synon të ndërtojë 950 MË kapacitete të reja të energjisë së ripërtëritshme me një investim total 1.2 miliardë euro.

“Projekti i ardhshëm i cili pritet të zhvillohet është procedura konkurruese për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë nga era me 150 MË me përkrahje të USAID dhe IFC si këshilltar transaksioni, proces ky i cili pritet të merr formën së shpejti”, citohet të ketë thënë Rzvanolli.

Greqia është një nga shembujt e mirë në prodhimin e energjisë ku kompanitë kanë ekspertizën dhe përvojën e duhur pasi që rreth 65 % e energjisë së prodhuar është e pastër.

 Andaj, Rizvanolli kërkoi nga zv.ministri Fragogiannis që të ftoi kompanitë greke për të investuar në fushën e energjisë në Kosovë.

Nga ana e tij, zv.ministri Fragogiannis shprehu interesimin e Greqisë për bashkëpunim kryesisht në zhvillimin e infrastrukturës së TIK-ut dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Ndryshe, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis në Forumin Ekonomik do të marrë pjesë së bashku me 16 kompani greke me qëllim që të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, me fokus të veçantë në sektorët e energjisë së ripërtëritshme, TIK-ut, turizmit etj.

Zëvendësministri Fragogiannis ritheksoi qëndrimin e Greqisë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe që Greqia është përkrahëse e këtij rrugëtimi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

KosovaNewss 05/09/2024 05/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?