KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: Edukimi në fëmijërinë e hershme, tregues kyç i shëndetit dhe ekonomisë së një vendi
Arsim

Ministrja Nagavci: Edukimi në fëmijërinë e hershme, tregues kyç i shëndetit dhe ekonomisë së një vendi

Kosova News
Kosova News 10:48 -05/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se edukimi në fëmijërinë e hershme, është tregues kyç i shëndetit dhe ekonomisë së një vendi, ndërsa e konsideron edhe si faktor thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm.

Në lansimin e Skemës së Kuponëve “Mbështetje për pjesëmarrjen e fëmijëve të cenueshëm në shërbimet e kujdesit dhe fëmijërisë së hershme”, që financohet nga Fondi i Mësimit të Hershëm i Bankës Botërore, Nagavci ka thënë se kjo ditë shënon një etapë të rëndësishme në punën drejtë ofrimit të shërbimeve në fëmijërinë e hershme.

“Jemi bashkërisht në këtë ditë kur po shënojmë një etapë të rëndësishme në punën drejtë ofrimit të shërbimeve në fëmijërinë e hershme, e cila prek drejtpërdrejt jo vetëm fëmijët dhe i ndihmon ata në zhvillimin e tyre në të ardhmen por edhe familjet dhe shoqërinë në zhvillimin e saj. Po fillojmë një fazë të re, një risi e cila ka potencialin të ketë rezultate konkrete dhe të dukshme brenda një periudhe të shkurtër, duke u shtrirë tek të gjitha familjet e reja që kanë nevojë për mbështetje institucionale”, ka thënë Nagavci, teksa përmend edhe miratimin e Ligjit për Fëmijërinë e Hershme, të miratuar në Kuvend.

“Zotimet tona që nga marrja e mandatit janë bërë pjesë e programit qeverisës dhe bashkëpunimi ndërsektorial në të gjitha instancat relevante po ashtu edhe bashkëpunimi me agjencitë, organizatat dhe partnerët tanë, andaj edhe me ritme intensive të punës, miratuam në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Fëmijërinë e Hershme, një ligj ky që u pasua në hulumtime dhe raporte që dëshmojnë që sa më herët që fillon edukimi dhe përfshirja e fëmijëve në edukimin e tyre, aq më të suksesshëm bëhen edhe individët kur të rriten. Në mes të vlerësimeve, ishte edhe vlerësimi nga organizatat ndërkombëtare e cila konsideron që edukimi në fëmijërinë e hershme si tregues kyç të shëndetit dhe ekonomisë së një vendi dhe si faktor thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh Nagavci.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 05/09/2024 05/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?