Një oficer korrektues në Hajvali ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:00 dhe është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Viktima mashkull kosovar oficer korrektues ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.


