Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se përmes telefonit ka kanosur bashkëshorten e tij edhe pse kishte urdhër mbrojtës ta kontaktojë viktimën.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur më 28 gusht është iniciuar si “Mospërfillje e gjykatës”.
“Prishtinë / 29.08.2024 – 09:30. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar përkundër se i njëjti e kishte të ndaluar me urdhër mbrojtës ta kontaktojë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


