KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpëtohen shtatë emigrantë, zhduken 21 të tjerë pas fundosjes së anijes në Itali
Botë

Shpëtohen shtatë emigrantë, zhduken 21 të tjerë pas fundosjes së anijes në Itali

Kosova News
Kosova News 19:59 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtatë njerëz janë shpëtuar, ndërsa 21 të tjerë janë zhdukur në det si pasojë e fundosjes së një anijeje me emigrantë pranë bregdetit të ishullit italian Lampedusa, thanë zyrtarët e OKB-së të mërkurën.

Të shpëtuarit janë shtetas sirianë, të cilët u thanë ekipeve për shpëtim se tre fëmijë janë në mesin e personave të zhdukur, raportuan mediet italiane.

Roja bregdetare italiane i shpëtoi shtatë emigrantët dhe tha se ata po lundronin me një anije me 28 njerëz në bord, e cila ishte nisur nga Libia disa ditë më parë.

Koordinatori i UNICEF-it në Itali, Nicola Dell’Arciprete, e dënoi “fundosjen tragjike të edhe një anijeje tjetër pranë Lampedusas”.

“Shumica e të mbijetuarve thonë se i kanë humbur anëtarët e familjes. Ne jemi në vendin e ngjarjes me ekipet tona”, shkroi ai në X.

Mesdheu qendror është njëra prej rrugëve më vdekjeprurëse detare për emigrantët. Sipas agjencisë së OKB-së për emigrantët, IOM, më shumë se 2.500 emigrantë janë mbytur apo zhdukur në përpjekje për ta kaluar Mesdheun vitin e kaluar.

Ndërsa, deri tani këtë vit janë mbytur apo zhdukur 1.047 të tjerë.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Brendshme e Italisë tregojnë se mbi 43.000 emigrantë kanë mbërritur në Itali deri tani në vitin 2024, që është një rënie krahasuar me vitet e kaluara./Radio Evropa e Lirë

Gjithashtu lexoni:

Europoli godet rrjetin e drogës në Spanjë, Itali dhe Shqipëri

Sondazh i ri: Zelensky mbështet nga 67 për qind e ukrainasve – vetëm një burrë ka më shumë mbështetje

Studimi i parë i shpejtë zbulon se ndryshimi i klimës trefishoi numrin e vdekjeve nga vala e fundit e të nxehtit në Evropë

Ministri izraelit i mbrojtjes planifikon të zhvendosë popullsinë e Gazës në kamp në Rafah

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg

Kosova News 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Europoli godet rrjetin e drogës në Spanjë, Itali dhe Shqipëri
15:54 -09/07/2025
“Nuk kam parë kurrë një fëmijë si ai”, Kroos krahason zhvillimin e Yamal me atë të tij në moshën 17 vjeçare
15:32 -09/07/2025
Djali i Sabit Gecit, ther me thikë kolegun e tij të punës në Postën e Kosovës dhe arratiset
15:29 -09/07/2025
Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje
15:28 -09/07/2025
Sërish zjarr në Bllacë, MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë deri në shuarjen e zjarrit
15:23 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?