KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çanak: Serbia nuk është më në Kosovë
Politikë

Çanak: Serbia nuk është më në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:42 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka thënë se informacionin për zhvendosjen e mundshme të serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak e ka marrë nga shumë burime bashkë me kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Çanak për Danas ka theksuar se populli duhet të bindet që Serbia nuk është më në Kosovë.

“Informacionin për zhvendosjen e mundshme të serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak, Sonja Biserko dhe unë e kemi marrë nga më shumë burime. Kemi konsideruar se nuk duhet ta lëmë të kalojë pa u vënë re dhe të fillojë  hedhja e fajit nga njëra palë në tjetrën, siç ka ndodhur edhe më parë gjatë historisë. Kemi konsideruar se këtë informacion duhet ta ndajmë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sepse ai e ka obligim të kujdeset edhe për sigurinë e serbëve në Kosovëi”, ka theksuar Çanak.

Çanak, ka thënë se kryeministri Kurti i ka dhënë të dhëna të policisë ku shihet se  ka shumë më pak dhunë ndaj serbëve në baza etnike sesa është dhuna ndaj banorëve të tjerë të Kosovës.

“Kjo do të ishte shumë e rëndësishme kur flitet për terror ndaj serbëve në Kosovë, të flitet për informacione të verifikuara me emër dhe mbiemër, të dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Unë do t’ju jap mediave informacione për deliktet e gjakut, kush janë autorët dhe kush janë viktimat në Kosovë, në mënyrë që të dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur gjatë disa viteve të fundit. Armiku më i madh i paqes në këto hapësira janë gjysmë të vërtetat që janë sajuar për të krijuar panik”, ka deklaruar Çanak

 Çanak ka thënë se Serbia nuk është në Kosovë. “Ejani vetë në Kosovë, shikoni dhe do të shihni. E gjithë kjo është propagandë që shërben që një pjesë e publikut të mashtruar në mënyrë populiste të mbahet nën kontroll. Por këtë duhet parë me Vuçiqin, jo me mua”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?