KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sistemi i ri i kontrollit të pasaportave në BE hynë në fuqi nga 10 nëntori
Botë

Sistemi i ri i kontrollit të pasaportave në BE hynë në fuqi nga 10 nëntori

Kosova News
Kosova News 12:17 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka konfirmuar se nga 10 nëntori në shtetet e zonës Shengen do hyjë në fuqi kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.

Sistemi do të regjistrojë emrin e personit, llojin e dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshirë këtu gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës.

“Ne po ndërtojmë një sistem të ri mbi ndërveprimin me bazat e të dhënave që mund të komunikojnë mes vete. Kjo do të thotë se ne do të mirëpresim miliona vizitorë në Evropë në një mënyrë më të lehtë, dhe më të qetë.

Kështu, për shembull, me sistemin e daljeve hyrëse nuk do të kemi më kontroll manual të pasaportave. Dhe kjo do të shpejtojë edhe radhët dhe kontrollet elektronike” , tha Anita  Hipper – zëdhënëse e KE.

Sistemit i hyrjes/daljes është krijuar në nëntor të vitit 2017, por zbatimi i tij është shtyrë disa herë.
Këtij sistemi do i nënshtrohen shtetasit e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Pasaportat në të gjitha vendet e rajonit janë biometrike, dhe përmbajnë shënimet e nevojshme, andaj janë plotësisht në përputhje me kushtet që ka kërkuar BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë regjim pa viza.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?