KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediat truke: Rexhepi po monitorohej hap pas hapi
Botë

Mediat truke: Rexhepi po monitorohej hap pas hapi

Kosova News
Kosova News 12:13 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetasi i Kosovës, Liridon Rexhepi, arrestua të martën në Stamboll, nën dyshimin se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency, ka shkruar se i dyshuari u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit në Stamboll.

Sipas mediave turke, është konstatuar se Rexhepi ka transferuar para për personelin në terren në Turqi, i cili, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit, ka kryer operacione me dronë, operacione  psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe ka përpiluar informacione për fushën siriane.

Si rezultat i punës së Agjencisë Kombatare të Inteligjencës (MIT) u zbulua aktiviteti në llogaritë financiare të Liridon Rexhepit.

Mediat turke raportojnë se të gjitha llogaritë e Rexhepit, i cili u konstatua se kishte bërë një numër të madh të transfertave të parave përmes Western Union për personelin në terren në Turqi, u monitoruan për shkak të lëvizjeve të dyshimta.

Liridon Rexhepi sipas këtyre medieve filloi të monitorohej hap pas hapi që nga momenti kur hyri në Turqi më 25 gusht 2024 dhe aktivitetet e tij u regjistruan. Pas kësaj faze u vendos koordinimi me Drejtorinë e Degës TEM të Policisë së Stambollit. Rexhepi u ndalua nga Drejtoria e Degës TEM të Policisë së Stambollit më 30 gusht.

Liridon Rexhepi, thuhet se në deklaratën e tij në polici ka pranuar se ka bërë transfere parash.

Siç raportohet, si rezultat i operacioneve të kryera nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës, është konstatuar se MOSSAD ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Po ashtu raportimi thekson se u zbulua se personeli në terren në Turqi i përdorte paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane. Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se personeli në terren në Turqi i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburimet e tyre në Siri përmes Western Union. Gjithashtu u përcaktua se personeli në terren në Turqi paguante burimet e tyre në Siri nëpërmjet kriptomonedhës.

Familja e Rexhepit në një deklaratë janë shprehur të bindur se djali i tyre është i pafajshëm dhe se nuk është i përfshirë në pretendimet që thuhen.

Përfaqësuesi i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit, Arianit Koci, ka përcjellë shqetësimin e familjes Rexhepi për arrestimin e djalit të tyre.

Në porosinë e familjes Rexhepi thuhet se janë të bindur që Liridoni është i pafajshëm dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës apo edhe të Turqisë.

“Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll. Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni. Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën. Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci”, thuhet në reagimin e tyre.

Arianit Koci, avokati i Rexhepit i autorizuar nga familja e tij, ka thënë për Telegrafin se klienti i tij është duke u mbajtur në burgun e Sigurisë së Lartë në afërsi të Stambollit.

“Ai është duke u mbajtur në burgun e Sigurisë së Lartë të tipit të mbyllur në afërsi të Stambollit”, ka thënë ai, i cili për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk ka mund të ndaj më shumë informacione.

Koci gjithashtu theksoi se familja e Liridon Rexhepit, insiston se djali i tyre është i pafajshëm dhe se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me autoritetet kosovare dhe turke për të zbardhur rastin.

Për rastin janë informuar institucionet përkatëse të Kosovës. Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo në një konferencë për media ka thënë se institucionet turke i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë pyetje në lidhje me këtë rast, për çka tha se do të dalin me detaje më vonë.

Turqia arreston një shqiptar, dyshohet se ishte spiun i Izraelit

Gjithashtu lexoni:

Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Kosova News 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?