KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak
Politikë

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Kosova News
Kosova News 23:59 -03/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikani serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka treguar se nga i morën ai dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, informatat për përgatitjen nga Beogradi zyrtar të një zhvendosje të mundshme të serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak.


Çanak tha se informacionet për zhvendosjen e mundshme të serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak i morën nga disa burime.


Vlerësuam se nuk duhet ta lëmë të kalojë pa u vënë re dhe të fillojmë ta zhvendosim fajin nga njëra anë në tjetrën, siç ka ndodhur më parë në histori. Vlerësuam se duhet ta ndajmë atë informacion me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sepse ai e ka obligim të kujdeset për sigurinë e serbëve në Kosovë”, tha Çanak, në një intervistë për “Danas“.


Më tej ai tha se “nëse keni elemente që përputhen, përkatësisht se ka ndërtime të objekteve të caktuara në Sanxhakut, nëse keni përgatitje me intensitet të lartë, mbylljen e universitetit në veri të Kosovës dhe zhvendosje, atëherë është e qartë se çon krejt kjo”.


“Që të mos befasohemi më vonë, ne vlerësuam se Kurti duhet të informohet me kohë. Aq më tepër që ka aksione të Qeverisë së Kosovës në veri dhe rrumbullakësimin të pavarësisë, e cila po bëhet pa asnjë koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe autoritetet në Serbi. Ne besuam se veprime të tilla mund të shkaktonin një përshkallëzim të ri”, tha politikani serb.


Ai tha se kjo ishte e tëra dhe nuk kishte asgjë më tepër në tërheqjen në paralajmërimin e tyre për zhvendosjen e mundshme.


I pyetur nëse kishin dikutuar për këto informacione me ndonjë zyrtar nga Serbia, Çanak tha se askush në Serbi nuk do të flasë për këtë.


“Nëse e keni vënë re njoftimet e partive opozitare pak a shumë injorohen… Çfarë duhet të ndodhë që dikush nga autoritetet të reagojë. Kështu ia dolëm të nxjerrim në dritë një gjë të rëndësishme dhe shpresoj se do të ketë efektin e dëshiruar dhe efekti i dëshiruar është ta parandalojmë”, tha ai.


Çanak tha se “indikacionet për përgatitjet për zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak, për të cilat folën ai dhe Sonja Biserko, u krijuan pas një përvoje disa dekadash”.


“Kur fola për emigrimin e kroatëve nga Vojvodina, më përndoqën, persekutuan dhe më akuzuan për krijimin e panikut dhe përçarjes ndëretnike. Tre vjet më vonë, 40,000 kroatë u dëbuan. Kështu është edhe me këtë tani”, tha ai


I pyetur nëse indikacionet për zhvendosjen e mundshme të serbëve nga Kosova e favorizojnë Kurtin para zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, Çanak u përgjigj negativisht.


“Jo. Kjo e obligon atë në një mënyrë që është shumë e ndjeshme. Ai tani nuk mund të thotë se nuk e ka ditur dhe se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh në pjesën e territorit për të cilin ka marrë përgjegjësinë, pasi ka marrë më shumë se 50 për qind të mbështetjes. Është 100% përgjegjësi e tij. Kurti tani është në një pozitë ku duhet të merret me këto informacione që ia kemi paraqitur me përgjegjësi të plotë, sepse edhe qytetarët e nacionalitetit serb, janë qytetarë të Kosovës, si gjithë të tjerët. Dhe ai ka detyrimin të kujdeset për sigurinë e tyre dhe funksionimin normal të jetës së tyre. Kjo atij i shton obligime të reja”, tha politikani serb.


Ai tha se takim me Kurtin e organizoi Sonja Biserko, e cila njihet me të prej dekadash.


“Mendova se ishte shumë e rëndësishme t’i jepet Kurtit në dorë përgjegjësi për qytetarët, se ai duhet ta dijë dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se në një rast të diçka tillë bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës”, tha Çanak.

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë

Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve

Bislimi: VV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë

PDK paralajmëron konferencë për media

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Kosova News 03/09/2024 03/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë
11:17 -30/05/2025
Ministrja Rizvanolli reagon ndaj raportimit të Kallxo.com: Janë marrë vetëm fjalët që irritojnë qytetarët
10:32 -30/05/2025
Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve
10:26 -30/05/2025
Bislimi: VV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë
10:03 -30/05/2025
Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona, sekuestrohet arsenal armësh
09:38 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?