Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë, respektivisht në dalje të Fushë-Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Miradi e Epërme afër pompës së derivateve të naftës, Hib Petrol.
Të aksidentuara janë një mecedes dhe një xhip, ndërsa nuk diuhet nëse ka të lënduar.
Nga një fotografi të dërguar nga një lexues i KosovaNews, shihet se aksidenti nuk ka qenë edhe i lehtë, pasi nga goditja njëra veturë ka përfunduar gati e gjysma nën tjetrën.
Ky aksident ka shkaktuar kolona të gjata në komunikacion, ndërsa deri tani nuk janë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.



