KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Macron: Serbia të drejtohet nga BE e të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit
Politikë

Macron: Serbia të drejtohet nga BE e të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit

Kosova News
Kosova News 11:37 -29/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në prag të vizitës së tij zyrtare në Serbi, ka theksuar se mbetet i përkushtuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti francez përmes një kolumne të publikuar në të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti i tyre.

“Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola me guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e SHBA-së, donim të ndihmonin rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë. Rruga që propozuam drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti  apo lidhjet e natyrshme me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, ka shkruar Macron.

Kjo rrugë, sipas tij, është e trasuar dhe “çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje”.

“Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ato, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen. Unë personalisht do të mbetem i përkushtuar, pasi jam i sigurt se edhe BE-ja në tërësi do të mbetet, te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe para së gjithash në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar ndër të tjera Macron.

Gjithashtu lexoni:

Ndërpritet seanca konstituive, Time Kadriaj sulmon Albin Kurtin

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kosova News 29/08/2024 29/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Ndërpritet seanca konstituive, Time Kadriaj sulmon Albin Kurtin
12:28 -08/08/2026
AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?