KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci merr pjesë në hapjen e Shkollës Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat
Arsim

Ministrja Nagavci merr pjesë në hapjen e Shkollës Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat

KosovaNewss
KosovaNewss 20:05 -28/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë  në panelin e diskutimit me rastin e hapjes së Shkollës Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat, në Pejë, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ministrja Nagavci e ka vlerësuar të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë panel, duke parë edhe programin e kësaj shkolle dhe temat që do të trajtohen nga njerëz profesionistë të fushës, si dhe pjesëmarrjen e të dy gjinive, grave dhe burrave, të cilët po angazhohen në luftimin e pabarazisë dhe nënpërfaqësimit të disa grupeve dhe komuniteteve, si në tregun e punës, ashtu edhe në nivel politik.

Nagavci ka thënë se, si grua pjesëmarrëse në jetën profesionale dhe atë politike, si një nënë dhe bashkëshorte, e cila ballafaqimin me sfidat i ka tejkaluar vet dhe kjo gjë e ka bërë edhe më të fortë për të vazhduar përpara, por edhe si ministre e Arsimit dhe nga pozitat që ka mbajtur me herët, është munduar që në kuadër të kompetencave të ndihmojë me politika dhe vendime, të përdorë masa afirmative për të ndihmuar vajzat dhe gratë.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka përmendur ndarjen e bursave për vajzat që studiojnë në fushat STEM, e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të vajzave dhe grave që studiojnë në këto fusha dhe prezantimi e rezultatet e tyre janë shumë të mira.

Shkolla Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat është program pesëditor që bashkon 25-30 studentë dhe liderë të rinj në një mjedis multietnik nga mosha 18 deri në 29 vjeç, të interesuar për të ngritur njohuritë rreth gjinisë, ekonomisë dhe politikave, duke inkurajuar rrjetëzimin mes pjesëmarrësve me pikëpamje të ndryshme politike.

Nëpërmjet ligjëratave, seminareve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të njihen me konceptet dhe teoritë kryesore të ekonomisë feministe dhe se si gjinia ndikon në sistemet dhe rezultatet ekonomike.

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

KosovaNewss 28/08/2024 28/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij
15:32 -16/06/2026
Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’
15:25 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?