KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Harris dhe Trump zhvillojnë fushatë intensive
Botë

Harris dhe Trump zhvillojnë fushatë intensive

Kosova News
Kosova News 23:33 -26/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet presidenciale amerikane ka të ngjarë të varen nga rezultati në shtatë shtete të fushëbetejës politike, ku gara mes kandidatëve paraqitet e ngushtë.

Kjo do të thotë se si nënpresidentja Harris ashtu edhe ish-presidenti Trump do të shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës dhe burimeve të tyre, në këto shtete.

Pas një fundjave larg fushatës, Trump dhe kundërshtarja e tij demokrate, Kamala Harris, do t’i drejtohen këtë javë disa prej shteteve kyçe.

Të hënën zoti Trump do të marrë pjesë në një konferencë në Detroid të anëtarëve të Shoqatës së Gardës Kombëtare amerikane.

Kjo do të jetë vizita e tij e shtatë këtë vit në shtetin e Miçiganit, të cilin ai e fitoi në vitin 2016, gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale. Por, ai e humbi këtë shtet në vitin 2020, në garën përballë Presidentit Joe Biden.

Kandidati republikan për Nënpresident JD Vance, do të marrë pjesë të martën në një tubim elektoral në qytetin e vogël Big Repids në Miçigan. Trump do të kthehet në këtë shtet të enjten. Ai pritet të mbajë fjalim në një fabrikë çeliku në Potervill, duke u përqendruar tek ekonomia, inflacioni, çmimet e konsumit dhe prodhimi industrial. Më pas Trump do të shkojë në shtetin fqinj të Viskonsinit, për një takim me votuesit në qytetin e La Krosit.

Të premten, Trump pritet të mbajë një tubim në qytetin e Xhohnstaun në Pensilvani, përpara se të niset për në Uashington për të një takim me një grup konservator të quajtur “Moms for Liberty” (Nënat për liri”.

Duke filluar nga e mërkura, Harris dhe kandidati demokrat për Nënpresident Tim Walz, do të zhvillojnë një udhëtim me autobusë nëpër disa qytete të shtetit jugor të fushëbetejës, Xhorxhias. Turneu në këtë shtet do të kulmojë të enjten në mbrëmje me një miting të Nënpresidentes Kamala Harris në qytetin e Savanës.

Joe Biden e fitoi këtë shtet në 2020 me një diferencë të ngushtë përballë Trump, çka shënoi edhe herën e parë që një kandidat demokrat për president, fitonte këtë shtet që nga viti 1992.

Ky është udhëtimi i shtatë i zonjës Harris në Xhorxhia këtë vit dhe i dyti në qytetin e Savanës.

Përpara Kuvendit Kombëtar Demokrat javën e kaluar, sondazhet kombëtare tregonin se Harris ishte në avantazh ndaj Trump dhe se mund të kishte një rritje pas kuvendit, ndoshta të përkohshme.

Sondazhet tregojnë se ajo është tashmë përpara në nivel kombëtar me 2 ose 3 për qind.

Shtatë shtetet e fushëbetejës ka të ngjarë të dominojnë axhendat e kandidatëve presidencialë dhe atyre për nënpresident, deri në ditën e zgjedhjeve më 5 nëntor. Në disa shtete votimet e hershme fillojnë në dy javët e fundit të shtatorit.

Shtetet e fushëbetejës, luajnë një rol të madh në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve, pasi presidenti nuk zgjidhet me votë popullore, por falë votave të siguruara në Kolegjin Zgjedhor, që ka gjithësej 538 elektorë.

Votat e Kolegjit Zgjedhor për shtete bazohen tek numri i popullsinë, ndaj dhe shtetet më të populluara kanë ndikim më të madh tek zgjedhjet.

Në shtetet e fushëbetejës, sondazhet tregojnë se rezultati mes dy kandidatëve është i ngushtë, ndërsa në 43 shtetet e tjera, si Trump ashtu edhe Harris kanë një avantazh të qartë, përjashtuar rastet nëse do të ndodhte diçka e paparashikuar.

Sipas sondazheve aktuale të gazetës ‘Washington Post’ Harris ka një avantazh të ngushtë në Viskonsin, Miçigan dhe Pensilvani, ndërsa Trump ka një avantazh të lehtë në katër shtetet e tjera të fushëbetejës.

Trump e humbi votën popullore në nivel kombëtar si në vitin 2016 ashtu edhe në 2020, por fitoi votat e Kolegjit Zgjedhor në vitin 2016, kur dhe u zgjodh president, si dhe e humbi atë në 2020, përballë zoti Biden.

Të dielën zyrtarët e fushatës së Harris njoftuan se kanë mbledhur 540 milionë dollarë në sprintin 10-javor deri në ditën e zgjedhjeve, shumica e të cilave do të shpenzohet për reklama televizive në shtetet e fushëbetejës. Zyrtarët thanë se 82 milionë dollarë nga totali, ishin mbledhur gjatë katër ditëve të kuvendit të partisë që u mbajt javën e kaluar.

Trump ka mbledhur gjithashtu shuma të konsiderueshme, edhe pse më pak se Harris. Zyrtarë të fushatës së tij njoftuan se ishin siguruar 327 milionë dollarë në fillim të gushtit./VOA

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 26/08/2024 26/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?